Kupa e Italisë/ Anulimi i golit të Bennacer, ja çfarë thonë mediat italiane për atë vendim të arbitrit

20/04/2022 20:47

Milan u eliminua nga Kupa e Italisë në gjysmëfinale, ndërsa “kuqezinjve” të Italisë iu anulua një gol në takimin që u mbyll me rezultatin 3-0 për Interin.

A ishte me ndikim pozicioni i Kalulus në atë gol?

Pavarësisht se nga arbitri i ndeshjes ai gol u anulua dhe u pa si vendimi më i drejtë, sipas raportimeve të medieve italiane ai realizim ka nxitur një sërë diskutimesh dhe për të vendosur nëse do të anulohet ose jo goli, duhet vlerësuar ndikimi i Kalulu te mundësia e Handanovic për të pasur rreze për të ndalur topin.

Rasti mund të ketë shumë interpretime, megjithatë është e dukshme se lojtari i “kuqezinjve” tenton të largohet sa më shumë nga trajektorja, në mënyrë që të mos pengojë Handanovic.

Vendimi i Marianit erdhi pas një vlerësimi të kujdesshëm dhe pas një dialogu mes tij dhe sallës së VAR, të cilët besonin se po merrnin vendimin e saktë dhe nga një pjesë e arbitrave në Itali, sipas raportimeve të “Sportmediaset” ai vendim nuk mund të cilësohet si i gabuar, por theksojnë se në fund e gjitha është çështje interpretimi.

Top Channel