“Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë”, deputetja e PS Sara Mila flet pas daljes nga SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin
11/11 10:45
Një breshkë e llojit kareta-kareta ka dalë e ngordhur në plazhin e Vjetër të bregdetit të Vlorës.
Mendohet se është rreth 50-vjeçare si moshë. Një nga specialistët e zonave të mbrojtura së bashku me një specialist kroat, kanë marrë mostra nga kjo breshkë dhe sipas ekzaminimit të kryer në vend dyshohet se breshka ka ngordhur për shkak të konsumimit të plastikës.
Kjo nuk është hera e parë që breshka të tilla dalin të ngordhura në bregdetin tonë por dhe atë italian. Brenda dy viteve janë gjetur të tilla në bregdet rreth 30 breshka, kryesisht të llojit kareta-kareta. 15 prej tyre të ngordhura dhe të tjerat pas ekzaminimeve të kryera janë kthyer përsëri në habitatin e tyre në det.
Top Channel