Putin akuza Perëndimit: Sanksionet tuaja janë në kundërshtim me rregullat e OBT-së

20/04/2022 16:39

Presidenti rus Vladimir Putin ka komentuar ditën e sotme mbi situatën aktuale të luftës me Rusinë dhe ndërhyrjet e ndërkombëtarëve.

Ai ka akuzuar Perëndimin për vendosjen e kufizimeve të paligjshme ndaj kompanive ruse, duke pretenduar se këto sanksione shkelin rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.

Këto masa  bien ndesh me parimet e OBT-së, ndaj të cilave kolegët evropianë e kanë përsëritur vazhdimisht respektimin e tyre”, tha ai.

Sanksione të ashpra janë vendosur ndaj aseteve dhe individëve rusë nga aleatët perëndimorë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, i cili filloi në fund të shkurtit.

Ato ishin krijuar për të ushtruar presion ndaj Putinit për të tërhequr forcat e tij.

Top Channel