“Diga në Skavicë, verbëri mjedisore”, Berisha: Kriza zgjidhet me diversifikimin e prodhimit të energjisë

20/04/2022 13:04

‘Verbëri mjedisore ideja për të ndërtuar digën e madhe në Skavicë.’- kështu u shpreh ish kryeministri Berisha në tryezën me ekspertë të energjisë. Berisha tha se kriza merr përgjigjen më të mirë me menaxhim të mirë, me vendosjen para përgjegjësisë të të gjitha abuzimeve që janë bërë.

“Këto desha të theksoj dhe duke e mbyllur unë mendoj se kriza merr përgjigje jo me rritje çmimesh, kriza merr përgjigjen më të mirë me menaxhim të mirë, me vendosjen para përgjegjësisë të të gjitha abuzimeve që janë bërë.

Kriza afatmesme afatgjatë merr përgjigjen më të mirë në Shqipëri, më shumë se çdo vend tjetër. Me diversifikimin e prodhimit të energjisë. Është verbëri mjedisore ideja për të ndërtuar digën e madhe në Skavicë. Është absolutisht enveriste, vetëm se në atë kohë kur nuk ekzistonin turbinat e erës apo parqet solare, ishin në hapat e tyre të para. Dhe natyrisht gazi digjej i tëri në Cakran se nuk lejonin të huajt që të vinin të na e fiknin.

Por sot që janë gjithë këto burime të kërkosh zgjidhje duke përmbytur gjysmën e Dibrës, është krimi më i shëmtuar mjedisor që mund të kryesh dhe nuk bën gjë tjetër vetëm se përqendrohesh përsëri në një drejtim dhe jo në shumësinë e potencialeve që ekzistojnë në Shqipëri. Diversifikimi i energjisë do mbetet për ne përparësi absolute, çmimi do rikthehet në ato nivele me të cilin nuk ka të humbur.” u shpreh Berisha.

Top Channel