Disa persona janë arrestuar këtë mëngjes në Korçë në një operacion anri drogë.

Mësohet se është sekuestruar një sasi lënde narkotike, para, celularë dhe mjete të tjera ndërkohë që pritet njoftim zyrtar nga policia.

Operacioni i koduar ‘Knock Down’ është zhvilluar në të gjithë qarkun e Korçës, kryesisht në Korçë por ka të arrestuar edhe nga Maliqi dhe Devolli. Policia ka lëshuar 31 urdhër arreste dhe ka nisur hetimin ndaj 101 persona të dyshuar si të përfshirë në trafikun e narkotikëve.

Shtetasit ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër arreste

Detajet të operacionit u dhanë përmes një konferencë për mediat nga Drejtori Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Drejtues i Parë Gjovalin Loka i cili tha se në përfundim të fazës të parë të këtij operacioni, janë proceduar 101 persona për të cilët Prokuroria pranë Gjykatës të Shkallës të parë Korçë ka nxjerrë 31 urdhra ekzekutimi për zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve , kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë, për shtetasit e mëposhtëm:
1.Rodolf Mara, 38 vjeç, banues në në Korçë.
2.Olger Hasan, 37 vjeç, banues në Korçë.
3.Romeo (Ilir) Starovecka, 43 vjeç, banues në Korçë.
4.Mateos Aliko, 27 vjeç, banues në Korçë.
5.Juxhin Kulla, 37 vjeç, banues në Korçë.
6.Klajdi Avramushi, 32 vjeç, banues në Korçë.
7.Joan Xhambazi, 25, vjeç, banues në Korçë.
8.Musjano Ali, 29 vjeç, banues në Korçë.
9.Kristi Ndoja, 25 vjeç, banues në Korçë.
10.Arten Zallëmi, 33 vjeç, banues në Korçë.
11.Elton Manka, 34 vjeç, banues në Korçë.
12.Edjon Agolli, 42 vjeç, banues në Korçë.
13.Nikolin Pulluqi, 26 vjeç, banues në Korçë.
14.Letion Rënxa, 34 vjeç, banues në Korçë.
15.Igor Mihali, 35 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë
16.Vasjan Shtambari, 39 vjeç, banues në Korçë.
17.Kristo Shkembi, 39 vjeç, banues në Korçë.
18.Sokol Haxhi, 40 vjeç, banues në Bilisht.
19.Andrea Bleta, 34 vjeç, banues në Bilisht.
20.Emanuel Muka, 30 vjeç, banues në Maliq.
21.Andrea Miçani, 31 vjeç, banues në Korçë.
22.Elton Adili, 41 vjeç, banues në Korçë.
23.Andi Duka , 44 vjeç, banues në Elbasan.
24.Sajmir Suvaria 31 vjeç, banues në Korçë.

Janë shpallur në kërkim 7 shtetas për të cilët vijon puna për kapjen e tyre dhe ekzekutimin e masave të sigurisë vendosur nga gjykata konkretisht shtetasit:
25.A.M.,
26.Th.R.,
27.E.S.,
28.K. X.,
29.A. Xh.,
30.E. F.,
31.R.B.
Si dhe vijon hetimi penal dhe për 70 persona të tjerë.

Në këtë fazë të operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjithsej:
-420 gram kokainë.
-340 gram kanabis.
-21.6 gram heroinë.
-2 kokrra metadon.
-1.556.300 lekë.
-20.595 euro.
-110 dollarë.
-280 paund.
-50 telefona celularë.
-20 automjete.
-5 peshore elektronike.
-1 radio marrëse policie.
-1 përforcues grushti.
-Dokumenta identifikimi të shtetasve të ndryshëm.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të aktiviteti kriminal te këtyre personave.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel