Përpara mbarimit të sezonit aktual Tottenham po planifikon objektivat për sezonin e ardhshëm dhe një ndër ta është nënshkrimi me disa lojtarë të rinj në merkaton e verës.

Mediat kanë raportuar se tek Tottenham do të ishin shumë të lumtur nëse do të ribashkoheshin me “yllin” danez Christian Eriksen.

Rikthimi në shtëpinë e vjetër do të ishte emocionues edhe për vetë mesfushorin I cili ka luajtur me londinezët për gjashte vite e gjysme, që prej vitit 2013 deri ne janar te vitit 2020 kur u largua drejt Interit.

Tashmë që Eriksen la pas problemet me shëndetin duket se është i gatshëm të rikthehet te Tottenhami dhe të japë më të mirën në ekipin ku ka kaluar më shumë vite të karrierës së tij.

Top Channel