Zelensky: Forcat ukrainase nuk kanë mjaftueshëm armë për të mposhtur Rusinë në Mariupol

20/04/2022 21:27

Presidenti i  Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha ditën e sotme se forcat e vendit nuk kanë mjaftueshëm armë “serioze dhe të rënda” për të mposhtur ushtrinë ruse në qytetin port juglindor të Mariupolit. 

Zelensky tregoi dy mënyra për të përballuar situatën në qytet, e para përfshin armë serioze dhe të rënda, pasi për momentin kanë mjaftueshëm armë për të çliruar Mariupolin. Mënyra e dytë është diplomatike, por deri më tani Rusia nuk është pajtuar me këtë.

“Ne nuk e dimë se kur mund të zhbllokojmë Mariupolin. Dhe këtë e them hapur, se të gjithë djemtë në Mariupol duan fitoren tonë, duan një qytet të lirë, asnjëri prej tyre nuk do t’i dorëzohet armikut. Kjo është ndjenja e tyre e brendshme, kjo është ajo që ata janë”, tha Zelensky gjatë bisedimeve me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel në Kiev.

Ai shtoi se fati i mijërave civilëve, të cilët janë larguar nga qyteti i rrethuar i Mariupoli përmes korridoreve të evakuimit nuk dihet, pasi kanë kaluar në zonat e rrezikut.

Sipas CNN, Zelensky tha se Ukraina është gati për çdo lloj shkëmbimi të ukrainasve me trupat ruse.

Top Channel