Komisioni i Ekonomisë miratoi këtë të hënë me votat e mazhorancës Denar Bibën si kryetar të Autoritetit të Konkurrencës.
Puthja e Donaldit me Beatrix është komentuar gjatë kudo. E gjitha kjo prej faktit se aktori tha se kishte rënë dakord me ish të dashurën, Bora Zemani se do të hynte vetëm e do të dilte vetëm nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Artisti Valon Shehu ka komentuar një prej situatave më të komentuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Vip.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në një intervistë për “Pobjeda”, se ndaj vendeve që dolën nga shpërbërja e Jugosllavisë, Serbia po sillet në mënyrë paternaliste dhe hegjemoniste, tamam si një “Rusi e vogël”.
Valoni, ish-konkurrenti i “Big Brother Vip” ka komentuar çiftin Beatrix-Donald.
Surprizat dhe të qeshurat nuk kanë të mbaruar në rubrikën n’Fermë, në emisionin “ E Diell”!
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha njofton se PD do të propozojë ndryshimin e Kodit Penal, në përputhje me Kodin Penal italian (n. 416 ter), duke ashpërsuar dënimet për këdo që kryen krime zgjedhore.
Emiratet e Bashkuara Arabe blenë 80 avionë luftarakë Rafale nga Franca, prodhim i Dassault Aviation dhe 12 helikopterë Caracal të Airbus Helicopters në një kontratë armatimesh që kap vlerën e 17 miliardë eurove.
Fëmijët, njëri 8 e tjetri 10 vjeç, flinin në dhomën ngjitur, kur 40-vjeçari shqiptar me iniciale X.F mbyti gruan e tij, një ngjarje kjo që tronditi opinionin publik në Greqi.
Mustafa Pupa dhe bashkëshortja e tij Vezirja janë të vetmit e mbetur gjallë nga familja Pupa, pesë anëtarët e saj mbetën të masakruar në vitin 1992.
Një tjetër incident në Detin e Zi e ka vënë në alarm Moskën. Su-27 e saj kanë shoqëruar, për disa minuta një avion spiun amerikan RC-135 që po fluturonte në zonë sipas zyrtarëve rusë.
Një nga temat që mori më shumë vëmendje në merkaton e verës së kaluar, ishte dëshira e Kylian Mbappe për të kaluar te Real Madrid.
Sipas masave kufizuese që hyjnë në fuqi sot në Itali personat e pavaksinuar nuk do të mund të shkojnë më në kinema, teatër, koncerte dhe evente të mëdha sportive. Në këto ambiente do të futen qytetarët që paraqesin “Green Pass Super”, pra certifikatë vaksinimi.
Gazetarja Laureta Roshi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” këtë të hënë e ka quajtur hakmarrje “Masakrën e Libofshës” të ndodhur 30 vite më parë dhe jo një grabitje.
Policia rrugore në Elbasan, pas kontrolleve të shtuara ka evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor!
Kandidati i të djathtës ekstreme në Francë, Eric Zemmour është sulmuar në takimin e tij të parë të fushatës presidenciale.
Në kuadër të ndërkombëtarizimit të universiteteve shqiptare, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi në Universitetin Shtetëror të Miçiganit në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.
Një nga dëshmitaret e fundit të gjallë të historisë së errët evropiane të kolonializmit, Lea Tavares Mujinga, vazhdon të kërkojë drejtësi për viktimizimin dhe çnjerëzimin që ajo pësoi pasi autoritetet koloniale belge e ndanë atë nga familja në Kongo si foshnjë.
Zhvilluesja kryesore e vaksinës kundër koronavirusit të Oxford/AstraZeneca ka paralajmëruar se pandemia e ardhshme mund të jetë “më vdekjeprurëse”, duke bërë thirrje që të bëhen parapërgatitje më të mira.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Senatorit amerikan, Bob Dole.
Moti i keq si pasojë e një qendre ciklonare të krijuar në detin Adriatik përfshiu vendin nga dje pasdite dhe vijon sot me reshje të dendura nga veriu në jug.
Eshte zbuluar se cilët jane personat qe u shfaqen me arme dhe me maska në një lokal në Lezhë.
Papa Françeksu ka pësuar një incident ndërsa ishte duke ngjitur shkallët e avionit në aeroportin “Eleftherios Venizelos”, në Athinë.
Një nga fizioterapistët e klubit sportiv të Napolit ka rrëfyer detaje nga miqësia e tij e ngushtë me yllin argjentinas të futbollit, Diego Armando Maradona. Salvatore Carmado tregoi se miqësia e tyre zgjati deri në ditën e fundit të tij të jetës dhe gjithçka nisi në dhomat e masazhit të klubit, atëherë kur ylli botëror i futbollit i kërkoi të ishte fizioterapisti i tij personal dhe i askujt tjetër.
Deri në fund të këtij muaji, punonjësit e administratës, ata të supermarketeve dhe qendrave tregtare duhet të vaksinohen, pasi nga data 4 janar 2022 do t’u duhet të paraqesin test negativ çdo 5 ditë.
Durrësi është qarku me numrin më të lartë të grave të dhunuara, në bazë të raportimeve të bëra në shkallë vendi.
Më 6 dhjetor Kina paralajmëroi se do të ndërmarrë “masa” nëse është vlerëson të nevojshme, nëse politikanët amerikanë nuk ndalin thirrjet për bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore. Ministria e Jashtme kineze tha se thirrje të tilla dëmtojnë raportet me Kinën.
Dhjetëra qytetarë të lagjes “Shën Koll” në Elbasan kanë protestuar sot para ndërmarrjes së ujësjellësit për mbifaturimin e ujit të pijshëm.
Deri më tani, në Japoni janë regjistruar tri raste me variantin Omicron të koronavirusit.
Më 6 dhjetor Kina paralajmëroi se do të ndërmarrë “masa” nëse e vlerëson të nevojshme dhe nëse politikanët amerikanë nuk ndalin thirrjet për bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore.
Policia malazeze ka sekuestruar 88 kg kanabis që po transportohej përmes liqenit të Shkodrës.
Gjykata e Shkodrës ka vendosur të lërë në ‘arrest shtëpie’ Marjana Vuksanaj. Ajo u arrestua tre ditë më parë në operacionin e koduar “Jeran”, së cilës iu gjet lëndë narkotike në bodrumin e banesës.
Katër persona janë vënë nën pranga për vepra të ndryshme penale, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia.
Reshjet intensive të shiut, të cilat nisën të dielën dhe pritet të zgjasin edhe këtë të hënë kanë shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit.
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Fati i lojërave”, ku si rezultat ka rënë në pranga një person që ushtronte këtë veprimtari.
Ish konkurrenti i ‘Përputhen’, Atdhe Xheravina ka qenë i ftuar në ‘Fan Club’, ku ka folur për ‘trekëndëshin’ Bora-Donald-Beatrix!
Moti i keq që ka pushtuar vendin ka mbizotëruar edhe në qarkun e Shkodrës. Kështu gjatë 24 orëve të fundit ka patur reshje shiu në të gjithë territorin e Qarkut të shoqëruara me reshje dëbore në zonat malore në lartësitë mbi 500 m, mbi nivelin e detit.
Policia e Lezhës ka vënë nën pranga 3 persona për vepra të ndryshme penale. Një 43-vjeçar është vënë nën pranga pasi ka kanosur bashkëshorten e tij edhe pse kjo e fundit ishte e pajisur me urdhër mbrojtje. Një i ri është kapur në flangrancë nga policia duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ndërsa një 36-vjeçar […]
Vrasja e nje gruaje nga bashkëshorti i saj, e 15 brenda këtij viti ne Greqi ka shokuar përsëri opinionin publik. Krimi ka ndodhur ne fshatin Vlachioti te Lakonise, ne jug te gadishullit te Peloponezit me autor nje 40 vjecar shqiptar qe ka mbytur me duart e tij bashkëshorten 36 vjec .
Ka shkuar në 15 numri i viktimave nga shpërthimi i vullkanit Semeru në Java të Indonezisë. Autoritetet thanë se edhe 27 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur.
Ylli britanik i muzikës pop, Dua Lipa dhe i dashuri amerikan, Anwar Hadid, thuhet se janë në tension pasi kanë shijuar dy vitet e fundit si çift.
Pas reshjeve të vazhdueshme që kanë rënë gjatë gjithë natës në territor dhe që vijojnë ende situata në kaskadën e lumit Drin paraqitet si më poshtë:
Mbrëmjen e kaluar, rreth mesnatës Lezha është përfshirë nga një stuhi ere dhe shiu, gjë që ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në pjesën më të madhe të saj.
Bledar Jambelli allias Rikardo Muho, porositësi i vrasjes së Komisarit Artan Cukut rezulton të jetë një prej të shumëkërkuarve shqiptarë që u pajisën me identitet fals grek si edhe personi që ka spiunuar “kreun e grupit” që nxirrte pasaporta false. Sipas raportimeve, Bledar Jambelli dyshohet se e mori pasaporten greke nga grupi kriminal që u ndryshonte identitetin kriminaleve shqiptarë, me qëllim që t’i shmangeshin drejtësisë. Ai kishte siguruar në Xania një kartë identiteti dhe pasaportë greke në emrin Xristos Xamkidis.
Moti i keq me reshje intensive shiu ka ‘pushtuar’ të gjithë vendin.
Një gjykatë në Mianmar e dënoi me katër vjet burgim lideren e rrëzuar nga pushteti, Aung San Suu Kyi. Ajo u gjet fajtore për nxitje kundër ushtrisë dhe shkeljen e kufizimeve kundër COVID-19.
Përkeqësimi i kushteve metereologjike me gjirin e Vlorës pezullon lundrimin e mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit në portin e Vlorës për 6 ditët e ardhshme.
Indikacionet e para sugjerojnë se varianti Omicron mund të shkaktojë simptoma më të lehta se varianti dominues Delta, thanë zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara.
Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më datë 13 nentor 2021, në një lokal në fshatin Zejmen, ku hynë 3 persona të maskuar dhe të armatosur, duke sqaruar se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.
Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë gjithë natës e vijojnë pa ndërprerje dhe mëngjesin e sotëm kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore të Elbasanit.
Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë natës nuk kanë sjellë asnjë problem për qytetin e Vlorës, por dhe për rrethin e saj. Në këto momente shiu në qytetin e Vlorës ka pushuar.
Eksportet e Turqisë drejt vendeve të Bashkimit Evropian në 11 muajt e parë të këtij viti kanë arritur në 78 miliardë e 557 milionë e 731 mijë dollarë duke u rritur me 34.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, raporton Anadolu Agency (AA).
Një 76-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër, rreth orës 04:00 të mëngjesit të ditës së sotme.
Policia Kufitare e Morinës ka goditur një rast të tentativës për të hyrë në territorin shqiptar, me armë zjarri me vete. Si rezultat është arrestuar një 38-vjeçari banues në Durrës, të cilit iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Vizita e Kryeministrit Edi Rama në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijoi me takimin e zhvilluar në Universitetin Shtetëror të Miçiganit, me Dekanin e programeve e studimeve ndërkombëtare, Steven Hanson dhe ekipin drejtues të këtij universiteti prestigjoz amerikan.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) Mëngjesin e ditës së sotme (6 dhjetor 2021) ka njoftuar të gjithë qytetarët në lidhje me situatën e rrugëve. Gjatë natës kanë rënë reshje me intensitet mesatar dhe për këtë arsye nuk ka pasur probleme në qarkullim në akset nacionale.
Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë gjithë natës e vijojnë pandërprerë dhe mëngjesin e sotëm kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore të qytetit bregdetar të Durrësit.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje në gjithë territorin të shoqëruara dhe me erë të fortë, në veçanti gjatë mbrëmjes.
Një ngjarje e rëndë është shënuar sërish në Greqi. Sipas një lajmi që ka dhënë televizioni publik Ert në Lakonia të Peloponezit jugor është regjistruar një vrasje tjetër e një gruaje nga bashkëshorti i saj.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën, duke iu uruar një ditë dhe javë të mbarë të gjithë qytetarëve, me një foto nga Kisha e Shën Kollit në Hoçisht të Korçës.
Çmimet që drejtuesit e mjeteve do të paguajnë për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve do të diferencohen bazuar në faktorët që ndikojnë në rrezikun për të shkaktuar dëme.
Ditën e sotme hyjnë në fuqi masat e reja kundër koronavirusit në Kosovë. Në to parashikohet që, qytetarët të cilët do të hyjnë në Kosovë duhet të jenë të pajisur me dëshminë e vaksinimit të plotë, të testeve negative apo dëshmisë se e kanë kaluar koronavirusin.
Ish senatori republikan, Bob Dole, një hero i Luftës së Dytë Botërore, vdiq të dielën në moshën 98 vjeçare.
‘’Big Mama’’ i ka rrëfyer Beatrixit qëndrimin që ajo ka për lidhjen e saj me Donaldin.
Sarah është shqetësuar sot nga tendenca për protagonizëm që Einxhel shfaq në shumicën e kohës.
Një batutë e hedhur veçanërisht nga Sabiani duket se e ka prekur atë.
Loja me imitimet duket se ka nxitur edhe debat mes banorëve.
Claudio është banori më i ri i shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Figurat e politikës shqiptare kanë reaguar në rrjete sociale për ndarjen nga jeta të ish senatorit amerikan, Bob Dole.
Shoku ynë Tili është hapësira që bënë bashkë talentin dhe energjinë pozitive që fëmijët përcjellin, por gara midis fëmijëve sa vjen e bëhet më e fortë pasi talentet e vegjël po i afrohen finales, dhe nga java e ardhshme do të ketë çdo puntatë nga 2 eleminime.
E ftuara speciale këtë javë në Kutinë e Muzikës, ishte këngëtarja e famshme e muzikës shkodrane Mukades Çanga, e cila përveç se solli ritmet e këngës popullore shkodrane në studio nuk ngurroi të ndante për publikun vështirësitë që ajo ka hasur në fillimet e saja.
Gjatë viteve të fundit, përkeqësimi i krizës ekonomike në Iran ka nxitur trazira të mëdha publike, duke përfshirë dy kryengritje mbarëkombëtare gjatë të cilave pati thirrje të qarta për ndryshim regjimi.
Qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje intensive këtë mbrëmje të diele.
Ish-senatori amerikan dhe një mik i madh i shqiptarëve Bob Dole ndërroi jetë këtë të dielë në moshën 98-vjeçare
Policia belge përdori ujë me presion për të shpërndarë turmat e protestuesve që kundërshtojnë kufizimet e reja në luftën ndaj Covid.
Protestuesit mbushën rrugët e Kopenhagenit, kryeqytetit të Danimarkës për të treguar zemërimin e tyre ndaj kufizimeve të reja të vendosura kundër koronavirusit dhe rrezikut nga varianti i ri Omicron.
Një memorandum mirëkuptimi është nënshkruar sot mes Universitetit Shtetëror të Miçiganit dhe atij Bujqësor në Kamëz.
Autori i dyshuar i konfliktit fizik me pasojë plagosjen e rëndë të 41-vjeçarit të ndodhur në një lokal në Elbasan është kapur pas disa orësh.
Pak milje larg brigjeve jug-lindore të Anglisë, ndodhet një mikro-shtet i vetëshpallur.
Papa Francesku ka bërë një vizitë në ishullin Lesbos, një vendqëndrim emigrantësh duke e quajtur neglizhencën ndaj tyre si “fundosjen e civilizimet”.
Me nostalgjinë për Vlorën e vjetër, fotografi Juljan Bleta dhe piktori Roland Runaj kanë bashkëpunuar në realizimin e një ekspozite me piktura dhe foto si një udhëtim pas në kohë të këtij qyteti.
Edhe pse Dita Botërore e Vullnetarizmit përkoi të dielën, kjo ditë nuk ishte pushim për gjimnazistët e shkollës së mesme “Qemal Stafa”.
Kostumet popullore janë pjesë e traditës por edhe domosdoshmëri e punës së një koreografi apo valltari.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vazhduar turin e “Foltores” në një videokonferencë me simpatizantët e tij në shtetin amerikan të Nju Xhersit.
Shqipëria e ka të ndaluar të eksportojë mish dhe produkte të tjera me origjinë shtazore drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Një 55-vjeçare nga Fieri e prekur nga COVID ka ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Një 41-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë tek spitali i Traumës në Tiranë, pasi u plagos gjatë konfliktit me një person tjetër në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.
Bunkerizimi i Shqipërisë gjatë regjimit komunist vijon të tërheqë vëmendjen e medias ndërkombëtare.
Erozioni është një nga problematikat më të mëdha me të cilat përballet bregdeti i Durrësit.
Të paktën 5 vitet e fundit, Dhjetori ka patur tiparet e vjeshtës, ndërsa këtë herë ka karakteristikat e dimrit, i ftohtë dhe me reshje.
Tema që u trajtua këtë javë në rubrikën e Trotuarit, i dedikohej famës që personazhet tentojnë të marrin në televizion, dhe në fakt ajo çfarë është ajo që “shet” sot në ekran.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është diskutuar mundësia që në javën e dytë të dhjetorit të ketë një takim në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Në shtëpinë e “Big Brother Vip” ka mbërritur një zarf i bardhë.
Ish senatori republikan, Bob Dole, një hero i Luftës së Dytë Botërore, ndërroi jetë këtë të dielë në moshën 98- vjeçare.
Pasardhësja e familjes Kokalari, Evi Kokalari ka marrë pjesë në foltoren e SHBA organizuar në Neë Jersy, ku shqiptarët demokratë atje, janë duke folur virtualisht me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një komunikim për mediat në lidhje me situatën e reshjeve të ditëve të fundit tha që të jemi në gatishmëri, pasi dhjetori është një stinë e vështirë.
Foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha është ndalur sot për të biseduar me shqiptarët demokratë në New Jersy, në SHBA.
Bilanci nga aksidentet e kësaj të diele dhjetori është dy të vdekur dhe shtatë të plagosur, mes tyre edhe një vajzë vetëm 10 vjeç.
Veterani britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, John Harrison ka zgjedhur që këtë vit si pemë të Krishtlindjes ta ketë një bredh shumë më të veçantë dhe atë jo rastësisht.
Dhjetëra gra dhe vajza të veshura më të bardha kanë marshuar në heshtje nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë duke kërkuar drejtësi për vajzat e gratë e vrara.