Një pemë me pushkë! Ish-luftëtari britanik i UÇK feston Krishtlindjen me armë

05/12/2021 17:42

Veterani britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, John Harrison ka zgjedhur që këtë vit si pemë të Krishtlindjes ta ketë një bredh shumë më të veçantë dhe atë jo rastësisht.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, tregon se pema e festave është e ndërtuar me pushkë dhe e stolisur me drita dekoruese.

Harrison , ka luftuar si vullnetar në Brigadën 138 “Agim Ramadani” në Koshare dhe është dekoruar me urdhrin ‘Adem Jashari’. Ai la shtëpinë e tij në vitin 1999, dhe shkoi për të luftuar në Kosovë dhe për t’iu bashkuar UÇK-së në luftën kundër Serbisë.

Në vitin 2019 e kishte mposhtur edhe sëmundjen e kancerit në zorrën e trashë, e për këtë edhe e kishte falënderuar Kosovën duke e shprehur dashurinë e tij për vendin tonë dhe për njerëzit që jetojnë në Kosovë . Përveç dekoratave, me emrin e tij u pagëzua edhe një rrugë në Prizren

Top Channel