23:46
Reja bëhet bashkë me UEFA-n: Qëndroni larg alkolit dhe duhanit, bëni aktivitet fizik
Edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, i është bashkuar fushatës së UEFA-s “Coaches for Health – Feel Well, Play Well” (Fushata e trajnerëve për shëndetin – Ndjehu mirë, luaj mirë) së bashku me trajnerët e ekipeve kombëtare të 55 federatave anëtare të UEFA-s. Kjo fushatë synon të rrisë ndërgjegjësimin te të rinjtë për përfitimet e të bërit aktivitet fizik, konsumimi i ushqimit të shëndetshëm dhe rëndësinë e shëndetit mendor.