E enjte, 15 Shtator 2022
21:57
Shenjat e zodiakut më pak të prekura nga Hëna e Re e shtatorit!

Me Hënën e Re të shtatorit që vjen në fund të ekuinoksit të vjeshtës, mund të prisni ndryshime të mëdha në jetën tuaj.

21:55
Sarri i tërbuar: Turpin e marr unë, por lojtarët duhet të më japin shpjegime

Maurizio Sarri ka qenë i tërbuar pas ndeshjes me Midtjylland, ku Lazio e tij u mposht me rezultatin e thellë 5-1, teksa deklaroi se merr përgjegjësitë e disfatës së turpshme, por do t’u kërkojë llogari lojtarëve për atë që ndodhi në fushë.

21:44
Publiku pyet ku janë dyshja ‘LMFAO’, 10 vjet pas krijimit të një prej videove më të bukura në botë (fotot)

Dyshja e muzikës elektronike të vallëzimit që sundonte në vitet 2010 duket se papritur janë zhdukur nga sipërfaqja e planetit dhe internetit, prandaj mediat me të drejtë pyesin, çfarë ndodhi me LMFAO?

21:23
Kulluri në “Top Story”: Nick Muzin mund të jetë i dënuar, pagesa nga Rusia për PD ngjarja më e rëndë e 30 viteve të fundit

Financimi i Partisë Demokratike në vitin 2017 nga Rusia, ka ngritur mjaft debate dhe pikëpyetje në vend.

21:15
Eksperti i Harvard thotë se Mark Zuckerberg ‘po shkatërron’ Facebook (fotot)

Sipas pedagogut të shkollës së biznesit në Harvard, Bill George, armiku më i madh i Mark Zuckerberg … është vetë Mark Zuckerberg.

21:10
Aksidentohet familja në Vlorë/ Gjashtë të plagosur, arrestohet drejtuesi, po drejtonte makinën i dehur

Gjashtë persona janë plagosur pasi makina me të cilën po udhëtonin në Nartë të Vlorës humbi kontrollin duke u përplasur me shtyllën.

21:10
Lobimi rus në PD/ Gazetari i ‘Mother Jones’, ekskluzivisht për ‘Top Story’: Si e zbuluam dosjen Nick Muzin! Kush ishte personi që pagoi 500 mijë $ 

Dan Friedman bashkë me kolegët  David Corn dhe  Hannah Levintova në 6 Mars 2018 publikuan një investigim të detajuar për revistën Mother Jones me titull “Si kompanitë guaskë të lidhura me Rusinë pajtuan kompaninë lobuese të ish bashkëpunëtorit të Trump për të rritur prezencën në Washingon të një partie të djathtë shqiptare”.

21:00
Dy gola nuk mjaftojnë, Ballkani del pa pikë nga transferta çeke

Dy gola nuk i mjaftuan Ballkanit për të marrë pikë në transfertën e vështirë çeke përballë Slavias së Pragës.

21:00
Miratohet rezoluta që i bën thirrje Rusisë të tërhiqet nga Zaporizhja

Bordi i Guvernatorëve i agjencisë bërthamore të OKB-së ka miratuar një rezolutë përmes të cilës kërkon që Rusisë që t’i japë fund okupimit të centralit bërthamor të Zaporizhjës.

20:49
Pogba në kombëtare vetëm me një kusht, e zbulon trajneri Deschamp

Didier Deschamp publikoi listën me lojtarët e grumbulluar për dy sfidat e radhës, në fundin e muajit shtator.

20:40
Fiks Fare/ Spitali Memorial me “5 yje” në Fier, pacientët nuk bëjnë dot rezonancën e kokës . Nuk ka kontrast!

Një nga investimet më të fundit në Shqipëri ka qenë Spitali Memorial i Fierit. Godina, disa pajisje dhe një pjesë e stafit janë “dhuratë” nga qeveria turke. Spitali u konsiderua me “5 yje”, ndërsa do t’i vinte në ndihmë disa qyteteve në Jug të Shqipërisë.

20:34
Funeral si dasmë shqiptare/ Liderët botërorë xhelozë per Biden, refuzojnë autobusin

Teksa autoritetet në Britani po merren me detajet e fundit të  funeralit të mbretëreshës Eizabetë ditën e hënë, ata po përballen edhe me një sërë tekash nga liderët botërorë  të cilët kërkojnë tani leje të posaçme për të kapërcyer skemën e propozuar për të mbërritur në funeral më një autobus ekskluzivisht për ta për shkak të fluksit të jashtëzakonshëm të pjesëmarrësve, duke kërkuar të shkojnë me automjetet e tyre zyrtare.

20:30
​Eurostat: Mbi një e pesta e popullsisë në rrezik varfërie

Zyra e Statistikave (Eurostat) e Bashkimit Evropian (BE) ka publikuar të dhënat sipas të cilave në vitin 2021 në BE 21,7 për qind e popullsisë ka qenë në rrezikun e varfërisë ose të përjashtimit social.

20:20
Avdullah Hoti: BE-ja duhet të shprehë qartë se synimi i bisedimeve Kosovë-Serbi, është njohja reciproke

Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti thotë se Evropa duhet të shprehet qartë se synimi i bisedimeve për normalizim me Serbinë është një marrëveshje për njohje reciproke.

20:19
“Hungaria, jo demokratike”, rezoluta historike e Parlamentit Evropian godet Viktor Orban

Hungaria nuk është më një shtet me sistem demokratik funksional, kështu deklaruan të enjten anëtarët e Parlamentit Evropian në një raport shumë simbolik.

20:13
Ekspozita nordike në Tiranë/ Artistë nga Suedia, Norvegjia dhe Danimarka

14 artistë nga Suedia, Norvegjia dhe Danimarka çelin ekspozitën  ‘Can you hear me’ (A mund të më dëgjosh), në galerinë FAB.

20:04
Federer lamtumirë tenisit/ Tenisti merr pjesë për herë të fundit në turneun Laver Cup në Londër

Legjenda e tenisit Roger Federer ka njoftuar se do të tërhiqet nga sporti në moshën 41-vjeçare.

20:00
Tirana-Teuta/ Përballja në fundjavë, kampionët në fuqi shikojnë vështirësi

Java e pestë e Abissnet Superiores ngre siparin këtë fundjavë me Tiranën dhe Teutën, dy skuadrat që kanë një fillim relativisht të njëjtë në këtë sezon, me më pak pikë se sa kishin parashikuar në letër pas 4 ndeshjesh të luajtura.

19:54
Zbulimet e teleskopit ‘James Webb’ mund të jenë tërësisht të gabuara, thonë ekspertët (fotot)

Nëse nuk përditësojnë modelet e tyre në përshtatje me optikën e saktësisë së teleskopit të NASA-s, shkencëtarët thonë se vëzhgimet planetare mund të keqinterpretohen ose të mos pikasen.

19:52
Euro zbret në 116.5 lekë, barazohet me dollarin në këmbimin me lekun

Euro është zhvlerësuar ndjeshëm duke shënuar një rekord të ri të ulët historik në 116.5 lekë në tregun e këmbimit valutor vendas.

19:43
Paratë ruse për PD/ Ambasadorja e SHBA thërret partitë: Qëndroni larg parave të Moskës

Shtetet e Bashkuara  janë të shqetësuar për influencën ruse në veprimtarinë e partive politike në Shqipëri.

19:37
Siguria ndaj sulmeve kibernetike/ Drejtoria e Gjendjes Civile merr masa: Nuk do të ofrohen shërbime për dokumentet biometrike

Sulmet kibernetike në vend përbëjnë kërcënim serioz për institucionet, ku së fundmi Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka dalë me njoftimin se në lidhje me këtë situatë po merren masa.

19:18
Kaloi te Chelsea prej Tuchel, Aubameyang: Është e trishtueshme, ishte një javë e çmendur!

Pierre-Emerick Aubameyang u transferua te Chelsea në limitin e merkatos së verës teksa sulmuesi gabonez ishte i lumtur nga ideja për të punuar sërish me trajnerin Thomas Tuchel, teksa të dy kishin krijuar një raport të mirë nga koha e Borussia Dortmund.

19:11
U denoncua nga Fiks Fare pasi dha deklarata mbi një çështje nën hetim, pezullohet nga puna dhe nisin hetimet për punonjësin e policisë Fier

Emisioni inestigativ “Fiks Fare”, denoncoi mbrëmjen e të mërkurës një rast të një ngjarje të rëndë të ndodhur brenda një familje në Fier, ku dyshohet se një vajzë me aftësi të kufizuara është abuzuar seksualisht nga babai i saj.

19:10
Kërcënimi nga sulmet kibernetike, përdoruesve të iPhone u kërkohet të përditësojnë telefonin

Kompania Apple u bën thirrje përdoruesve të macOS, iPhone dhe iPad të kryejnë menjëherë përditësimet e pajisjeve të tyre teknologjike, për të shmangur sulmet kibernetike.

19:07
9 të vdekur e 20 të plagosur në tragjedinë e koncertit të pavarësisë në Guatemala (fotot)

Të paktën nëntë njerëz vdiqën dhe 20 u plagosën në orët e para të së enjtes të shtypur nga turma në fund të një koncerti në perëndim të Guatemalas.

19:04
Shefja e BE-së: Përparimi i Ukrainës drejt anëtarësimit është “në rrugën e duhur”

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha gjatë vizitës së saj në Kiev, më 15 shtator, se përparimi i Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është “në rrugën e duhur”.

18:51
Funerali i Mbretëreshës/ Anulohen mbi 100 fluturime në aeroportin Heathrow, edhe qiejt heshtin për monarken

Më shumë se 100 fluturime do të anulohen në aeroportin e Heathrow, për shkak të funeralit të mbretëreshës.

18:45
Sekuestrohen mbi 1 milionë lekë mallra kontrabandë që do të shiteshin online, në pranga dy persona në Lezhë

Mallra kontrabandë me vlerë 1 250 000 lekë që që do të shiteshin online janë sekuestruar në Lezhë.

18:39
Si u shpëtua nga zhdukja oriksi arabik, dikur kafsha simbol e shkretëtirës (fotot)

Oriksi arab ishte klasifikuar më parë si i zhdukur në gjendje të egër por tashmë tufa të shumta shihen në të gjithë mbretërinë, thotë Ahmed Boug i qendrës së botës së egër të Arabisë Saudite

18:29
Lajçak në Prishtinë/ Përmend, “lëvizjen e lirë, të pagjeturit dhe energjinë”

Pa lajmërim, emisari i Bashkimit Evropian erdhi këtë të enjte në Prishtinë.

17:52
Legjenda e futbollit Cantona thotë se bojkoton Kupën e Botës në Katar pasi është “e motivuar vetëm nga paratë” (fotot)

Në një letër të publikuar në rrjetet sociale, futbollisti legjendë i Francës dhe i skuadrës angleze të Manchester United, Eric Cantona ka thënë se nuk do të shohë asnjë ndeshje nga Kupa e Botës në Katar 2022, duke e dënuar si një event “pervers” të “motivuar vetëm nga paratë”.

17:52
Tone të larta në Kuvend/ Felaj i drejtohet Tabakut: Nuk bën dot grifshën aty ku je, komuniko me etikë

Situata në Kuvend nuk duket të ketë qenë aq e qetë ditën e sotme, ku ka pasur mjaft tensione në lidhje me radhën e të folurit dhe kohën që duhet të marrin kryesisht deputetët e opozitës për të shprehur fjalën e tyre.

17:45
Zbulohet prapaskena e merkatos, Bayerni tentoi t’i rrëmbente talentin e madh Barçës

Gazetari spanjoll, Sique Rodríguez, ka rrëfyer një prapaskenë të merkatos, që lidhet me futbollistin e talentuar të Barcelonës, Pedri.

17:42
Arsenal nis kontaktet per rinovimin e tre yjeve, shqetëson një prej tyre

Arsenal pavarësisht se pësoi humbjen e parë në Premier League përballë Manchester United, vazhdon të kryesoj në renditje me 15 pikë. Drejtuesit e “Topçinjvë” u përforcuan në merkaton verore me shumë elementë cilësorë, megjithtë tashmë fokusi është në rinovimin e kontratave me disa nga yjet e ekipit.

17:36
“Nëse s’je babai im, atëherë provo që nuk je!”, 56-vjeçari që pretendon se është djali i Mbretit Karl dhe Camillas reagon pas vdekjes së mbretëreshës (Fotot)

Simon Charles Dorante-Day i cili pretendon se është fryti i dashurisë së Mbretit Karli III dhe bashkëshortes së tij Camilla është ndjerë i ofenduar pasi William mori titullin Princi i Uellsit.

17:30
Lajçak në Prishtinë “për të çuar përpara dialogun”

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se qëllim i vizitës së tij në Prishtinë është “çuarja përpara” e këtij procesi.

17:26
Instruktori i armëve të zjarrit qëllon për vdekje aksidentalisht oficerin e policisë në Austri (fotot)

Autoritetet në Austri njoftuan sot se një instruktor policie për armët e zjarrit aksidentalisht kishte qëlluar për vdekje kolegun e tij oficer gjatë një ushtrimi stërvitor.

17:14
Vijojnë zjarret e qëllimshme në Vlorë, zjarrfikësit dhe banorët në aksion për shuarjen e flakëve

Një zjarr me përmasa të madha është duke u përhapur në zonën e fshatit Dukat, në rrethin e Vlorës.

17:04
Banka Evropiane e Investimeve i jep Ukrainës 500 milionë euro

Banka Evropiane e Investimeve (EIB), krahu huadhënës i Bashkimit Evropian, tha se ka disbursuar 500 milionë euro për Ukrainën, si pjesë e paketës së reagimit urgjent të solidaritetit për vendin.

17:00
Regjizori maniak Weinstein i lutet gjykatësit të ndalojë dentistin e burgut që ‘po i shkul dhëmbët e kalbur’ (fotot)

Dhëmballët e kalbura të regjizorit të burgosur për abuzime të rënda seksuale Harvey Weinstein janë kthyer në një emergjencë gjyqësore, teksa i dënuari kërkon të mjekohen nga një dentist privat.

16:53
U konfliktuan për motive të dobëta, 35-vjeçari godet me thikë kunatin në Tepelenë

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Tepelenë pasditën e sotme, ku një 35-vjeçar është konfliktuar me kunatin e tij.

16:49
89 qytetarë të infektuar me COVID në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

89 qytetarë janë infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete.

16:46
Konflikt mes fqinjësh në “Don Bosko”, plagoset me thikë 23-vjeçari

Një konflikt mes fqinjësh në Don Bosko, ka përfunduar në përdorimin e armëve të ftohta, ku i plagosur ka mbetur 23-vjeçari Griseldo Fushari.

16:30
Mos ndoshta Bora Zemani sapo na tregoi se është në një makinë me Donaldin?

Nëse ka një histori që është bërë aq e ndjekur dhe e komentuar nga i gjithë publiku, është ajo e Bora Zemanit dhe Donald Veshaj. Nuk ka asnjë mundësi që të anashkalohet kudo në rrjet, qoftë nga portalet, po ashtu edhe nga fansat e dyshes.

16:27
Përse disa njerëz qajnë më lehtë se të tjerët?

Disa njerëz qëndrojnë stoikë në çdo situatë, ndërsa për të tjerët ndodh e kundërta, emocionet e tyre shpërthejnë.

16:24
Australianët kërkojnë që në vend të mbretit Karl, në kartmonedhat e reja të vendoset fytyra e zoologut të famshëm vendas (fotot)

Njerëzit në Australi janë duke u pyetur për sugjerimet e tyre se çfarë duhet të vendoset në kartmonedhat e tyre, në vend të fytyrës së mbretëreshës Elizabeta II pas vdekjes së saj në fillim të javës. Dhe çuditërisht shumica e njerëzve të anketuar dëshironin të fytyrën e zoologut të njohur e të preferuar të vendit Steve Irwin.

16:07
Risia para Botërorit/ Pesë gola në gjashtë ndeshje, konkurrencë e re për Kane te Anglia

Trajneri Gareth Southgate është duke bërë provat e fundit para se të përpilojë listën me lojtarët e grumbulluar për Botërorin e Katarit.

15:55
Protestuesja burgoset dy vjet për tallje ndaj mbretëreshës në Tailandë (fotot)

Një aktiviste në Tailandë e akuzuar se ofendoi mbretëreshën e vendit duke veshur një fustan tradicional në një protestë kundër monarkisë, është dënuar me dy vjet burg.

15:51
Pedagogët: Na rrisni pagat/ Organizohen në gjithë vendin në prag të nisjes së vitit akademik

Kriza e rritjes së çmimeve ka edhe arsimin. Lush Susaj, prej 22 vitesh punon si pedagog në UBT, botimet e shumë shkencore nuk i kanë siguruar atij një pagë të mirë.

15:44
E moshuara nën akuzë për kotecin! Në Nartë, 81-vjeçarja u arrestua dhe është në gjyq “për ndërtim pa leje”

Geron Gunbardhi tha se në Nartë të Vlorës zbarkoi i gjithë shteti për kotecin që po ndërtonte 81-vjeçarja Lefkothea Karasa.

15:38
Debat për financimet ruse/ Replikat për “fondet europiane dhe fondet anti europiane”

Në nderim të ndarjes nga jeta të mbretëreshës së Anglisë Elizabeta II parlamenti shqiptarë e nisi seancën plenare me një minutë heshtje. 

15:33
Paratë ruse në politikën shqiptare/ Ambasadorja e SHBA-së diskuton me partitë kryesore dhe KQZ-në

Raporti i inteligjencës amerikane që jepte alarmin për influencën e Moskës mbi partitë politike edhe në vendin tonë, vuri në lëvizje ambasadoren Yuri Kim.

15:23
Tre të plagosur nga lojërat me makinë në Berat! 31-vjeçari humb kontrollin dhe merr para dy gra dhe një burrë

Një automjet tip fuoristradë po kryente manovra të rrezikshme gjatë natës në Berat.

15:21
Video/ Roja humb ndjenjat papritur në podiumin e arkivolit të mbretëreshës në Londër (fotot)

Një ushtaraku që bënte roje pranë arkivolit të mbretëreshës britanike i ranë sot të fikët papritur në sallën e pallatit të Westminster në Londër.

15:06
Lobimi rus në partitë politike/ Kim pas takimit në KQZ: E rëndësishme, transparenca në financimin e fushatave politike

Ambasadorja e SHBA-së thekson rëndësinë që ka transparenca në financimet e partive politike, për t’u mbrojtur nga kërcënimet e fshehta ruse.

15:00
Ulet çmimi i naftës dhe benzinës

Çmimi i naftës është ulur ndjeshëm këtë të enjte.

14:42
Gjukanoviç: Shteti është më i fortë se kriminaliteti! Jo rrugë të shkurtra drejt BE-së

“Nuk besoj në rrugë të shkurtra në udhëtimin drejt Bashkimit Europian.

14:40
Vrasësi i Sabrina Bengajt del para gjykatës/ Qytetarët protestojnë: Drejtësi për viktimat, burg të përjetshëm autorit!

Me pranga në duar, i shoqëruar nga forca të shumta policie, ka mbërritur në gjykatën e Fierit Elton (Bengaj) Meta, që një vit më parë vrau ish-bashkëshorten e tij.

14:37
Pas sulmit ndaj Shqipërisë, SHBA: 10 milionë USD për “kokën” e tre hakerave iranianë!

Departamenti amerikan i Drejtësisë sanksionoi dhjetë individëve dhe dy entitete të lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, të akuzuar për kryerjen e akteve keqdashëse kibernetike, përfshirë kërcënime për publikim të dhënash në këmbim të parave, të njohura si sulme “ransomware”.

14:22
Guri u shkëput aksidentalisht, lëndohet punëtori në minierën e Martaneshit

Një gur që u shkëput aksidentalisht në minierën e Martaneshit ka dëmtuar një punonjës.

14:22
Kurti largohet sërish… lë kuvendin për të pritur Lajçak në një takim të pa lajmëruar

I dërguari i posaçëm i  Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka mbërritur sot në mesditë në Kosovë, në një vizitë të pa lajmëruar.

14:15
Aksident i rëndë në Sovjan/ Furgoni përplaset me makinën, tre të plagosur, mes tyre fëmijë

Një aksident i rëndë me pasojë tre të plagosur ka ndodhur para pak çastesh në Sovjan të Korçës.

14:14
Dhunoi gruan, arrestohet 37-vjeçari në Mat

Një 37-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Mat pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij.

14:08
Shefja e Komisionit Evropian, von der Leyen takon Zelenskyn në Kiev

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shkuar të enjten në Kiev, për të diskutuar bashkëpunim më të ngushtë në mes të Ukrainës dhe Bashkimit Evropian.

13:50
Veliaj në Uashington, pritet nga kryetarja e Kongresit, Nensi Pelosi dhe ish kandidati për President, senatori Mitt Romney

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet për një vizitë në Uashington, ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan. Veliaj u prit nga kryetarja e Kongresit, Nensi Pelosi, si dhe nga ish kandidati për President të SHBA-së, senatori Mitt Romney.

13:41
Luftëtari i UFC-së dorëzohet para sëmundjes së rëndë në moshën 34-vjeçare

Bota e MMA-s dhe më konkretisht UFC-ja po mban zi për vdekjen në moshën 34-vjeçare të luftëtarit kanadez, Elias Theodorou.

13:32
“SHBA e shqetësuar për financimet ruse në politikë”/ Celibashi pas takimit me Yuri Kim: Duhet përmirësuar kuadri ligjor

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se në takimin e zhvilluar me përfaqësues të partive politike dhe ambasadoren Yuri Kim, kjo e fundit përcolli shqetësimin e SHBA lidhur me financimet ruse në partitë politike.

13:29
“Të ndryshojë ligji për financimet e partive”/ Lobimi rus, Kryemadhi: Asgjë nuk ngel pa dalë

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, kërkon rishikimin e ligjit për financimet e partive politike.

13:28
Gjiknuri pas takimit në KQZ me Yuri Kim: Në fokus ishte parandalimi i financimit të paligjshëm të partive politike

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjinkuri zbardhi të tjera detaje nga takimi 1-orësh i mbajtur me kreun e KQZ Ilirian Celibashi, ambasadoren Yuri Kim dhe përfaqësues të partive të tjera politike.

13:20
Tabaku zbardh takimin me Yuri Kim: Në fokus financimi i partive. I nevojshëm reformimi, transparenca element me rëndësi

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka zbardhur takimin e zhvilluar pak më parë në KQZ me kryetarin Ilirjan Celibashi, përfaqësues të partive politke dhe me prezencën e ambasadores Yuri Kim.

13:04
Mashtruesi turk Faruk Ozer ankimon vendimin e Gjykatës së Elbasanit

Ish-kreu i Thodex, turku Faruk Fatih Ozer i është drejtuar Apelit të Durrësit, përmes mbrojtjes së tij, për të ankimuar vendimin e gjykatës së Elbasanit që vendosi “arrest në burg” me qëllim ekstradimin e tij drejt Turqisë.

12:51
Serbia merr masa për dimrin, i kërkon FMN-së dhe Emirateve të Bashkuara mbështetje nëse rritet borxhi

Rritja e normave të interesit nga Bankat Qendrore nëpër botë dhe parashikimet e zymta për recesion pas krizës energjetike në ekonomitë e zhvilluara kanë bërë që një nga vendet e rajonit, Serbia të kërkojë ndihmë për borxhin e saj në rritje.

12:48
Protestuan për rritje pagash, pedagogët peticion drejtuar Ramës dhe Kushit: Kemi nëntë kërkesa!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka shtruar nëntë kërkesa ndaj qeverisë, pas protestës që mbajtën ditën e sotme për rritje pagash.

12:46
“Merr zjarr” çmimi i druve në Greqi/ Grekët i frikësohen situatës energjetike gjatë dimrit

Banorë të bashkisë Zografou të Athinës mbushin makinat e tyre me rreth 20 ton dru falas nga pemët e krasitura në një park komunal, si pjesë e një projekti për ta pastruar pyllin me ndihmën e një organizate mjedisore lokale.

12:38
Më pak studentë në Gjirokastër, nuk preferohet mësuesia

Raundi i parë i regjistrimeve në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër po mbyllet me një numër mjaft më të ulët regjistrimesh në raport me kuotat e miratuara.

12:33
Tre programe studimi drejt mbylljes në Korçë, asnjë regjistrim për degët Matematikë-Fizikë, Biznes dhe Frëngjisht

Tre programe studimi ne universitetin Fan Noli në Korçë rrezikojnë pezullimin për shkak të numrit të ulët të studentëve, ndërsa me përmbylljen e raundit të parë të regjistrimeve pranë këtij universiteti janë regjistruar 450 studentë të rinj. 

12:27
Arkitektura dhe urbanistika në modë/ Studentët preferojnë dhe Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit

Universiteti Politeknik në Tiranë është më i vjetri (që nga 1951) dhe aktualisht ndër më të kërkuarit nga maturantët. Ofron 22 programe studimi në Bachelor.

12:22
“Lazarat” edhe në Volos/ 3 mijë rrënjë kanabis mes pyllit, parcela ishte me sisteme moderne! Në kërkim 4 shqiptarë

Një parcelë me më shumë se 3000 rrënjë kanabis u gjet në zonën malore të Volosit në Greqi.

12:20
Plani për transformimin e Durrësit/ Do të rikualifikohet zona rreth amfiteatrit, preken rreth 100 objekte

Në Durrës, Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF) paraqitën planin e menaxhimit të integruar të zonave arkeologjike A dhe B për qytetin.

12:06
Vranë një rom dhe plagosën një shqiptar pas prishjeve të pazareve të drogës, në pranga dy shqiptarët në Greqi (Emrat)

Dy shqiptarë të identifikuar si Viktor Çala 37 vjeç dhe Andi Beqiri 23 vjeç, janë arrestuar nga policia greke me akuzën e përfshirjes në grupe kriminale.

11:51
Sulmet me raketa dëmtojnë rëndë një digë në qytetin e lindjes së Zelenskyt

Raketat ruse kanë goditur një digë rezervuari në qytetin ukrainas Krivij Rih, kanë thënë zyrtarët.

11:29
“Miliona euro ndërhyrje estetike në klinikat VIP me para të padeklaruara”! Meta e Kryemadhi kallëzohen sërish në SPAK për korrupsion e fshehje të ardhurash

Një tjetër kallëzim për korrupsion dhe fshehje të ardhurash është dorëzuar në SPAK për ish-presidentin Ilir Meta dhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin.

11:23
Financimi rus ndaj partive/ Ambasadorja e SHBA vizitë të papritur në KQZ, të pranishëm edhe Tabaku, Kryemadhi e Gjiknuri

Ka zgjatur për rreth 1 orë, takimi mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe kreut të KQZ Ilirjan Celibashi, me prani edhe të përfaqësuesve të partive politike.

11:18
Simbolikë biblike, apo…? Përse u zhvendos arkivoli i mbretëreshës në 14:22

Simbolika biblike, homazh për George VI apo një planifikim i zgjuar? Ekspertët në Britani po mundohen t’i japin një arsye zhvendosjes së arkivolit të Mbretëreshës nga Buckingham Palace në Westminster Hall pikërisht në orën 14:22 (2:22).

11:17
Motra godet me thikë të vëllanë në Çermë të Divjakës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çermë të Divjakës, ku motra ka goditur me thikë të vëllanë e saj.

10:59
“Futbolli po bëhet i mërzitshëm”! Mori karton për festën e golit, reagon Neymar

PSG mposhti 1-3 Maccabin në Izrael falë bashkëpunimit të “yjeve” të skuadrës: Messi, Mbappe, Neymar.

10:47
Pedagogët në protestë, kërkojnë rritje pagash dhe përmirësim kushtesh: Qeveria nuk do t’ia dijë, fëmijët e tyre i kanë jashtë

Pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës por edhe universiteteve të tjera në Tiranë, kanë dalë sot në protestë pasi kërkojnë rritje të pagave.

10:43
“Kjo histori nuk mbyllet me kaq”! Majko përplaset me Aliebajn për financimet ruse

Dyshimet se Partia Demokratike ka pranuar financime nga Rusia në vitin 2017 ndezi një debat të ashpër mes deputetit socialist Pandeli Majko dhe demokratit Enkelejd Alibeaj, në nisje të seancës plenare.

10:26
“Bomba e SHBA është paralajmërim”/ Dosja me paratë ruse që financuan partitë, hetimet nisën disa muaj më parë

Dosja e SHBA-së për 300 milionë dollarët e financuar nga Rusia në njëzet shtete nisi të përgatitej muaj më parë, kur Joe Biden ishte tashmë në Shtëpinë e Bardhë.

10:12
Kuvendi i Shqipërisë nderon Mbretëreshën, një minutë heshtje për Elizabetën II

Depuetët e Kuvendit të Shqipërisë e nisën seancën e sotme plenare me një minutë heshtje për Mbretëreshën Elizabeta II, që u nda nga jeta më 8 shtator.

10:08
Dy fëmijë u gjetën të vdekur në valixhe, arrestohet një grua në Korenë Jugore

Një grua është arrestuar në Korenë Jugore, nën akuzat e Zelandës së re për vrasje, pasi trupat e dy fëmijëve të vdekur janë gjetur muajin e kaluar në disa valixhe, kanë thënë autoritetet.

09:54
Tregtonte mallra kontrabandë, arrestohet 59-vjeçari në Tiranë

Një 59-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap duke transportuar mallra dhe veshje kontrabandë.

09:51
Juve në krizë, edhe lojtarët habiten me zgjedhjet e Allegrit

Situata tek Juventusi nuk është aspak e qetë pas humbjes me Benfican, që ka vënë seriozisht në diskutim kalimin e fazës së grupeve.

09:38
Fasoneria dhe puna jashtë vendit po sjellin të ardhura rekord për ekonominë shqiptare

Puna po bëhet një faktor gjithnjë e më i rëndësishëm në eksportet e ekonomisë shqiptare.

09:32
Kuvendi i Serbisë miraton raportin për dialogun me Kosovën

Kuvendi i Serbisë i dha këtë mëngjes dritën jeshile raportit për dialogun me Kosovën. 205 deputetë votuan pro dokumentit të titulluar “Raporti për procesin e negociatave me ‘institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes’ në Prishtinë”, ndërsa 57 ishin kundër.

09:30
United përballë moldavëve, Roma kërkon suksesin e parë

Manchester United do të kërkojë fitoren e parë në Europa League, teksa pas humbjes në shtëpi me Real Sociedad tani do të vizitojë Moldavinë.

09:13
43% e të punësuarve në vend marrin deri në 330 euro në muaj

Zbrazja e vendit nga emigracioni i lartë i të rinjve po nxit bizneset të aplikojnë rritje të pagave, por përfitimet po gërryhen nga inflacioni, i cili shpesh është më i lartë se rritja e pagave në disa sektorë.

09:02
Britania dhe SHBA kanë furnizuar Ukrainën me armë, cilat lloje janë dërguar deri më tani

Britania e Madhe është vendi, i cili pas SHBA-së ka dërguar më së shumti armë në Ukrainë. Por Gjermania po shton numrin e armëve të dërguara.

08:46
Çfarë qëndron mbrapa luftimeve të reja mes Armenisë dhe Azerbajxhanit?

Përleshjet kufitare në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë lënë të vdekur mbi 50 trupa ushtarake në të dyja anët.