Pogba në kombëtare vetëm me një kusht, e zbulon trajneri Deschamp

15/09/2022 20:49

Didier Deschamp publikoi listën me lojtarët e grumbulluar për dy sfidat e radhës, në fundin e muajit shtator.

Ndërkohë, në konferencë, tekniku 53-vjeçar komentoi edhe në lidhje me një grumbullim të mundshëm të Paul Pogba për eventin e Katarit teksa mesfushori i Juventusit vijon të jetë i dëmtuar. Deschamp theksoi se nuk do të bëj përjashtime për Pogba dhe do ta grumbullojë vetëm nëse do të jetë në kondicionin e duhur fizik.

“Pogba e njoh mirë dhe flasim shpesh, por në këtë moment, edhe ai vetë nuk e di nëse mund të jetë në Botëror. Nuk dihet nëse do të kurohet në kohë, por unë prej momentit kur jamë vendosur në krye të Francës nuk kam grumbulluar asnjëherë në fazën finale të një kompeticioni një lojtar që nuk është në gjendjen më të mirë fizike. Dhe, Pogba nuk bën përjashtim nga rregulli. Gjendja fizike është thelbësore, nëse rikuperohet atëherë në rregull”, u shpreh Deschamp.

Top Channel