Pas fitores së madhe në derbin kundër Interit, Milani i Ruben Amorim kërkon konfirmime. Në horizont është sfida me Ferencvaros e vlefshme për raundin e katërt të Europa League, kompeticion ku kuqezinjtë kanë 2 humbje dhe 1 fitore me trajnerin portugez që kërkon të ndryshojë këtë trend negativ sa më shpejt dhe në konferencën për shtyp kërkoi vazhdimdësi nga skuadra e tij.

‘Derbi me Interin është lënë pas. Duhet të mendojmë për Europa League që për ne është shumë e rëndësishme-tha Amorim-në ndeshjen e fundit kemi qenë konstant, në të tjerat më pak. Nesër duhet të fitojmë sepse është shumë e rëndësishme për objektivin tonë; t’i shkojmë turneut deri në fund’.

Trajneri i kuqezinjve bëri një shpjegim edhe për diferencën e rendimentit të skuadrës së tij mes Europa League dhe Serie A

‘Besoj se ndonjëherë është e vështirë të japësh shpjegime; ndonjëherë ka qenë për shkak të rotacioneve-shtoi Amorim-ndonjëherë duhet të bësh zgjedhje të ndryshme në mënyrën tonë të të luajturit. Ka rrethana të veçanta në çdo ndeshje; nuk besoj se po bëjmë kaq mirë në Serie A, duhet të kishim më shumë pikë. Mund të bëjmë më mirë. Por çdo ndeshje ka historinë e saj. Kemi pasur vështirësi në Europa League dhe shpresojmë që ta ndryshojmë këtë trend që nesër’.

Përsa i përket Ferencvaros, trajneri portugez i Milanit dha vlerësim shumë pozitiv.

‘Është një skuadër që është mësuar të fitojë, pak rëndësi ka konteksti, kjo do të thotë se ka besim-tha Amorim-është komode me skemën 4-2-3-1, bën rotacione në shumë role, ka Nagy që është shumë i zoti në ndërtimin e lojës. Është një skuadër që di të luajë, ka identitet, di si të fitojë dhe vjen këtu  duke ditur se nuk ka asgjë për të humbur. Në San Siro, përgjegjësia ështe e jona; duhet të jemi shumë të përqendruar. Ndaj Interit ishim të zotët sepse u treguam të përulur dhe të kujdesshëm ndaj detajeve. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe ndaj Ferencvaros, sepse është një skuadër shumë e fortë’.

Top Channel