Tre programe studimi drejt mbylljes në Korçë, asnjë regjistrim për degët Matematikë-Fizikë, Biznes dhe Frëngjisht

15/09/2022 12:33

Tre programe studimi ne universitetin Fan Noli në Korçë rrezikojnë pezullimin për shkak të numrit të ulët të studentëve, ndërsa me përmbylljen e raundit të parë të regjistrimeve pranë këtij universiteti janë regjistruar 450 studentë të rinj. 

Degët e Matematikë-Fizikës, Biznes dhe Tregti si dhe Gjuhë e Kulturë Frënge janë tre programet që nuk kanë asnjë regjistrim duke rrezikuar kështu pezullimin disa vjeçar por janë rihapur disa prej programeve që vitet e kaluara nuk kanë pasur interes nga të rinjtë.

Prej vitesh mbetet e pandryshuar kërkesa e lartë për Fakultetin e Shkencave Humane dhe Natyrës, ku më e kërkuara mbetet dega Infermierisë, apo programet 2-vjeçare si ai i Edukimit Fizik dhe Sporteve.  Ndërsa ulja e numrit të maturantëve vit pas viti reflektohet direkt te shifrat e regjistrimeve në universitete, sipas rektorit Dhimitër Bello, krahasuar me vitin e kaluar, ka një përmirësim të lehtë.

Në universitetin Fan Noli në Korçë janë rreth 3000 studentë në të gjitha programet e studimit duke përfshirë programe 2-vjeçare, sistemin Bachelor dhe Master Profesional apo i Shkencave.

Top Channel