Shtetet e Bashkuara  janë të shqetësuar për influencën ruse në veprimtarinë e partive politike në Shqipëri.

Yuri Kim u vu në lëvizje dhe  thirri  në takim  komisionarin Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të 3 partive kryesore ne vend, për ti  vendosur mbi tryezën porosinë e Ushingtonit: Forcat politike duhet te qëndrojnë larg influencave të shteteve jomiqësore me Perëndimin.

“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua me Kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të partive politike sot për të diskutuar kërcënimin serioz të financimeve të fshehta politike ruse si dhe kanosjen që kjo paraqet për demokracinë dhe përpjekjet anti-korrupsion”, sipas Ambasadaës Amerikane.

Zhvillimet e orëve te fundit, bënë që Lulzim Basha të shmangte seancën plenare. Por, socialistet u kujdesen të prekin në plagë demokratët.

Balla: Ju të rithemelimit kur ishit me Lulin thoshit nuk është e vërtetë. tani që nuk jeni me Lulin thoni është e vërtetë. Jo vetëm rasti i 500 mijë euroshit të PD-së, por sa mijëra euro të tjera do të jenë dhënë te financimi i mediave të caktuara. Në 2018, 2019, protestat e opozitës të bashkëdrejtuara nga Berisha dhe Basha, jepeshin live në mediat ruse. Tre orë live në mediat Sputnik.

Trashëgimtari i Bashës në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i kërkoi socialistëve të bëjnë durim pasi lajmi sipas tij do të përgënjeshtrohej.

Alibeaj: Më në fund Pandit i qenka shëruar goja po si i vjetër në politikë, së paku prit dhe ca orë se do të përgënjeshtrohet.

 Por nuk kaluan shumë orë nga paralajmërimi i  Alibeaj dhe amerikanët jo vetëm që nuk e përgënjeshtruan lajmin, përkundraz ngriten shqetësimin serioz të kërcënimit që vinte nga paratë ruse.

Yuri Kim: Kërcënimi i financimit të fshehtë politik rus nënvizon rëndësinë që ka rritja e transparencës në financimin e fushatave, regjistrimi i enteve të huaja, si dhe masat për të identifikuar dhe parandaluar pastrimin e parave.

Alarmi amerikan bëri që  demokratja  Jorida Tabaku të lëvizë nga qëndrimi dhe të mos flasë më për riciklim akuzash.

Tabaku: U diskutua gjerësisht për të bërë transparencë e para dhe së dyti për të qenë larg i influencave që nuk duhet t’i harrojmë që ekziitojnë nga KINA, RUSIA apo IRANI. 

Top Channel