Pa lajmërim, emisari i Bashkimit Evropian erdhi këtë të enjte në Prishtinë.

Miroslav Lajçak në takim u prit nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të cilin tha se diskutoi për situatën aktuale dhe sit ë vazhdohet tutje me dialogun.

“Nuk mendoj se do të ndihmojë diçka nëse flas për detaje. Është e rëndësishme që diskutuam për rrugën drejt së ardhmes që është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë si dhe për çështjet aktuale, të sigurohemi që nuk krijojnë pengesa”, tha Lajçak.

Lajçak takim të dytë në Prishtinë pati edhe me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin.

“U takova edhe me zëvendëskryeministrin Bislimi, diskutuam për çështjet aktuale, saktësisht për lëvizjen e lirë, të pagjeturit dhe energjinë. Duhet të sigurohemi që të gjejmë zgjidhje për këto probleme që t’i evitojmë mundësinë e eskalimit dhe tensioneve”, tha ai.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi nuk dha ndonjë datë për takimin në nivel të lartë negociues.

“Duam të sigurohemi që takimi të ketë përmbajtje dhe të prodhojë diçka, e rëndësishme është që liderët janë të gatshëm të takohen, BE është e gatshme t’i presë, por po e përgatisim agjendën. Nuk do të duhen 13 muaj, ju siguroj, por nuk jam i sigurt nëse do të ketë takim në shtator”, tha ai.

Miroslav Lajçak nuk do të udhëtoj për në Serbi meqë presidentin Aleksader Vuçiçdo ta takojë në Neë York e po ashtu nuk komentoi deklaratat e këtij të fundit që nuk e njeh Kosovën.

Top Channel