Lobimi rus në PD/ Gazetari i ‘Mother Jones’, ekskluzivisht për ‘Top Story’: Si e zbuluam dosjen Nick Muzin! Kush ishte personi që pagoi 500 mijë $ 

15/09/2022 21:10

Dan Friedman bashkë me kolegët  David Corn dhe  Hannah Levintova në 6 Mars 2018 publikuan një investigim të detajuar për revistën Mother Jones me titull “Si kompanitë guaskë të lidhura me Rusinë pajtuan kompaninë lobuese të ish bashkëpunëtorit të Trump për të rritur prezencën në Washingon të një partie të djathtë shqiptare”.

Në një intervistë ekskluzive nga Washingtoni për emisionin ‘Top Story’, Dan Friedman i përgjigjet pyetjes se si lindi ideja për ta investiguar këtë çështje lobimi.

DAN FRIEDMANAtë kohë ne po shikonim regjistrimet për disa lobime të ndryshme. Ishim të interesuar për influencat ruse në politikën amerikane. E kështu pamë disa kompani lobimi të regjistruara për të përfaqësuar subjekte të huaja në SHBA. Një prej tyre ishte kompania e Nick Muzin. Ai ishte i registuar si lobist në Departamentin e Drejtësisë, jo vetëm për Partinë Demokratike në Shqipëri por edhe për disa kompani si Biniata Trade. Kur ne e pamë këtë nisëm të punojmë për të kuptuar  se çfarë ishte Biniata Trade dhe përse ai e kishte regjistruar në Ministrinë e Drejtësisë këtë për qëllime lobimi. Është diçka normale e punës tonë duke parë raportimet e kompanive të lobimit e kështu nisëm të investigojmë për këtë kompani guack.

MUHAMED VELIU– Cili ishte aspekti më i rëndësishëm në këtë investigim dhe sa kohë punuat në këtë investigim.

DAN FRIEDMAN –Ishte rreth një muaj. Mbase diçka më pak, e më pas ne bëmë disa ndjekje të mëtejshme të kësaj çështje për më shumë se një vit. Do të thoja se aspekti më i rëndësishëm ishte se nuk u përballëm me një çështje të komplikuar por fare të thjeshtë. Pra dikush që nuk ishte nga Partia Demokratike në Shqipëri pagoi 500.000 dollarë tek një lobist në SHBA për t’i ndihmuar ata,  pra PD në Shqipëri në pasjen e eksesit të presidenti Trump dhe Republikanët në Kongres.

PD më mënyrë konstante e ka mohuar se nuk ishin ata që paguan 500.000 dollarë për këtë kompani lobuese.

Por nga ku vinin paratë?

Kjo ishte pyetja e madhe. Ajo që ne zbuluam ishte se ishte pikërisht kjo kompani guaskë offshore pagoi paratë dhe kishte lidhje të shumta me Rusinë. Ishte ngritur si kompani nga një person në Odesa në Ukrainë por lidhje të shumëfishta me persona rus. Kjo ngriti dyshime se paratë kalonin përmes kanaleve ruse për të influencuar PD në Shqipëri. Raportimet më të fundit inteligjentë të SHBA, nënvizojnë ato dyshime. Është diçka  pozitive që mbështet idenë se këto para erdhën nga Rusia për të influencuar në politikën shqiptare dhe natyrisht edhe shumë vende të tjera në botë.

MUHAMED VELIU – Katër vite nga botimi investigimit tuaj,  mund të na tregoni se çfarë mendoni tani,  për qëllimin final të dy biznesmenëve rus që përdorën dy kompanitë   ‘Biniata Trade’ dhe  ‘Asverro Corporation’ duke paguar 500.000 dollarë e lobuar për një parti politike shqiptare?

DAN FRIEDMAN- Ajo që mund të them është se nuk jemi totalisht të sigurt se çfarë ka ndodhur. Për një gjë ama mund të flasim me siguri se çfarë fshihet pas kësaj. Ishte një përpjekje e lidhur me Kremlinin dhe qeverinë ruse për të shtrirë influencën në disa vende,  përfshi edhe Shqipërinë për të zgjeruar politikën e jashtme ruse. Ata shquhen në bërjen e kësaj në Europën, qendrore, atë  jugore dhe natyrisht atë lindore duke u përzier me politikën e brendshme sikurse e bënë këtu në SHBA. Pra përfshirje në mënyrë sekrete duke zbatuar polikat e tyre të jashtme. Ky është qëllimi i gjithë kësaj.

MUHAMED VELIU- Në qendër të investigimit  tuaj ishte lobisti i njohur  Nick Muzin. Pas publikimit të hetimit tuaj a u vendos Nick Muzin nën hetim nga autoritetet amerikane?

DAN FRIEDMAN Është e vështirë për ta dikur këtë pasi Departameti Amerikan i Drejtësisë apo pjesë të tjera të këtij departamenti, ndërmarrin hetime e nuk na tregojnë ne. E mbajnë sekret. Unë nuk e di nëse ai u hetua për këtë çështje lobimi. Ai është i  mbërthyer edhe me çështje të tjera kontraverse dhe belara të tjera me të tjera lobime të bëra prej tij për klientë të tjerë të huaj.  Për këtë punë të bërë prej tij me Partinë Demokratike të Shqipërisë,  unë nuk e di se deri ku janë shtrirë hetimet.

 MUHAMED VELIU:  Por a ekziston mundësia që Nick Muzin për këtë të paktën të jetë marrë në pyetje për të dhënë shpjegimet e tij në lidhje me rastin e PD?

DAN FRIEDMAN – Në fakt ai nuk ka folur shumë për këtë. Kur ne shkruajtëm rreth kësaj historie atë kohë, kishte një zëdhënës i cili na tha se nuk e dinte me siguri nga ku kishin ardhur paratë, por Nick Muzin mendonte se personi që po paguante ishte një mbështetës amerikano-shqiptarë i  PD-sw. Por në asnjë rast nuk e specifikoi se kush ishte ky person. I qëndroi larg të treguarit detaje dhe çfarë kishte ndodhur. Asnjëherë nuk dha detaje të plota.

MUHAMED VELIUU kthye në kryeartikull të medias botërore lajmi për deklasifikimin së fundmi të informacioneve inteligjente nga ku u mësua se Rusia ka paguar 300 mln dollarë për të ndërhyrë në politikën e SHBA dhe 24 shtete të tjera përfshi Shqipërinë. Përse tani ky zhvillim?

DAN FRIEDMAN –Mendoj se lidhet me luftën në Ukrainë pas pushtimit rus. Inteligjenca amerikane i  ka shtuar përpjekjet për të treguar aktivitetet e Rusisë. Mendoj se kjo ka të  bëjë me minimin e përpjekjeve të inteligjencës ruse në botë dhe këtë e ka prodhuar lufta.

MUHAMED VELIUÇfarë mendoni se do të jetë hapi radhës i administratës Biden për këtë çështje?

DAN FRIEDMANAta nuk e kanë thënë por mendoj  dhe shpresoj se ata do të japin më shumë informacione publikisht. Nuk e di në mënyrë specifike. Por ne mund të hamendësojmë se çfarë po bëjnë. Duke ekspozuar veprimet e inteligjencës ruse në lidhje me politikën e jashtme që ata ndjekin synojnë dobësimin e të tilla përpjekjeve. Por nuk mund tu them se çfarë,  në mënyrë specifike do të bëjë administrate Biden.

Top Channel