Si u shpëtua nga zhdukja oriksi arabik, dikur kafsha simbol e shkretëtirës (fotot)

15/09/2022 18:39

Oriksi arab ishte klasifikuar më parë si i zhdukur në gjendje të egër por tashmë tufa të shumta shihen në të gjithë mbretërinë, thotë Ahmed Boug i qendrës së botës së egër të Arabisë Saudite

“Bukuria e syve të tyre ka frymëzuar shumë poetë arabë, por për fat të keq bukuria nuk i zgjaste jetën teksa për disa shekuj me radhë oriksi u ndoq dhe u vra në gjueti, edhe në zonat më të largëta të shkretëtirës”, shkruajnë studiuesit arabë në dokumentin e përvjetorit të dy dekadave të veprimit të mbrojtjes.

Kafsha që më parë shihej kudo në gadishullin arabik, deri në shekullin e 20 ishte zhdukur plotësisht.

Pasuria e re e gadishullit nga nafta dhe ndërtimi i rrugëve bënte që gjuetarët ta ndiqnin atë edhe në zona më parë të arritshme. Tufat e fundit të dhisë së egër arabe oriks, ishin vrarë në Oman në vitin 1972.

Eksperti vendase Ahmed Boug thotë se kafshët e mbajtura në koleksione private rezultuan më pas shpëtimi i tyre me programin e organizuar te ripopullimit.

“Në fillim ishte problem, që ata merrnin kafshët nga bota e egër për koleksionet e tyre, por rrjedhimisht kjo solli dhe shpëtimin e tyre”, thotë ai.

Sot popullata e oriksit arab, që është një nga katër speciet e gjinisë Oryx, llogaritet në 1,200 ekzemplarë të egër dhe rreth 6,000 deri në 7,000 të mbajtur nga njeriu.

Arabia saudite nisi procesin e rigjenerimit të species në 1986, kur rreth 50 individë të mbajtur në qendrën e botës së egër të mbretit Khaled u transferuan në qendrën e princit Saud al-Faisal, e ndërtuar posaçërisht për mbarështrimin e tyre në Taif.

Për të shtuar diversitetin e tyre oriks-e u morën dhe nga koleksione të tjera e kopshte zoologjikë Jordani, Katar e SHBA.

Pas luftës ndaj sëmundjeve karakteristike të species si tuberkulozi, rilëshimi i tufës së parë në botën e egër u bë në 1989 në zonën e mbrojtur të Mahazat as-Sayd.

“Isha aty në ceremoninë e lëshimit,” thotë Boug me gëzim të dukshëm. “Kam qenë një nga aktivistët e parë të kësaj historie.” Asokohe Boug sapo ishte bashkuar me programin vital të riprodhimit që vijon edhe sot.

Kafshët u lëshuan në zonën prej 2,553 km katrorë e rrethuar nga 240km gardhe, në të cilën u lëshuan gjithashtu specie të tjera vendase si gazela arabe, strucë qafëkuq e shpendët vendas ‘bustard Houbara’.

Oriksi arab mbijeton me barishte por mund të hajë edhe rrënjë, ose gjethe e sythë nga pemët e akacias.

Nevojat e tyre për ujë plotësohen vetëm nga ushqimi dhe kjo u lejon të kontrollojnë rigorozisht temperaturën e trupit për të mos humbur rezervat e ujit.

Boug dhe kolegët e tij thonë se tashmë duan të bashkëpunojnë me fqinjët sauditë si Emiratet e Bashkuara, Omani e Jemen – për ta kthyer oriksin sërish një simbol të gadishullit arabik. “Kur i lëshon kafshët nuk i kontrollon dot më ku shkojnë, ato bredhin kudo ku ka habitat të mirë”, thotë ai.

FOTO GALERI
1/3
Kafsha që më parë shihej kudo në gadishullin arabik, deri në shekullin e 20 ishte zhdukur plotësisht.

Top Channel