“Më e shëmtuar se kurrë”! Këngëtarja shqiptare grabitet në Romë: Mos lini bagazhet në makinë…

15/05/2024 11:23

Këngëtarja dhe moderatorja Orinda Huta ka rënë pre e një grabitje në Romë të Italisë.

Ajo ka qenë në një udhëtim, por mesa duket nuk përfundoi ashtu siç e kishe planifikuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Orinda tregon se i kanë vjedhur valixhet në makinën e saj dhe i jep një këshillë të gjithëvë.

“Nuk më është dukur kurrë Roma më e shëmtuar se këto dy ditë. Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë, as në bagazh të makinës. Ka hajdutë pafund”, ka shkruar ajo në një postim në Instastory.

Duket se Orinda nuk e kishte menduar kurrë se mund t’i ndodhte diçka e tillë në një qytet kaq të dashur dhe popullor siç është Roma.

Top Channel