Surprizë! Rikthehet pas 6 vitesh sfilata e modës së “Victoria’s Secret”!

17/05/2024 18:58

Sfilata vjetore e modës së Victoria’ Secret nuk është mbajtur që nga viti 2018 dhe do të rikthehet zyrtarisht këtë vit. Sfilata është një shfaqje, ku përveç veshjeve dhe modeleve, ka dhe performancë nga këngëtarët më të famshëm në botë. Pas katër vjetësh brendi i njohur për të brendshme po rikthehet me sfilatën e mbajtur në fund të dhjetorit. Siç e quan stafi i brendit një dhuratë për festat e fundvitit.

L Brands, kompania mëmë e Victoria’s Secret, anuloi shfaqjen e modës në vitin 2019 dhe nuk është mbajtur që atëherë. Në atë kohë, marka përmendi përpjekjet e saj për të “evoluar marketingun e Victoria’s Secret” dhe vendimi erdhi mes vlerësimeve në rënie për ngjarjen.

“Moda është një biznes ndryshimi, Ne duhet të evoluojmë dhe të ndryshojmë për t’u rritur. Me këtë në mendje, ne kemi vendosur të rimendojmë shfaqjen tradicionale të modës së Victoria’s Secret. Në vazhdim, ne nuk besojmë se televizioni i rrjetit është përshtatja e duhur” – tha CEO i L Brands Les Wexner në një deklaratë të vitit 2019.

Shfaqja e modës e Victoria’s Secret, e cila filloi në vitin 1995, gjatë viteve ka shfaqur performanca të dukshme nga artistë duke përfshirë Rihanna, Ariana Grande dhe Taylor Swift, dhe ka nxjerrë në pah modele si Heidi Klum dhe Kendall Jenner. Shfaqja e modës bëri një kuazi-kthim vitin e kaluar me “The Tour ’23” të Victoria’s Secret, një ngjarje e “riimagjinuar” që u transmetua në Prime Video./TAR

Top Channel