Zbulimet e teleskopit ‘James Webb’ mund të jenë tërësisht të gabuara, thonë ekspertët (fotot)

15/09/2022 19:54

Nëse nuk përditësojnë modelet e tyre në përshtatje me optikën e saktësisë së teleskopit të NASA-s, shkencëtarët thonë se vëzhgimet planetare mund të keqinterpretohen ose të mos pikasen.

Ky është konkluzioni i një studimi të ri nga kërkues që kanë analizuar jo parametrat e optikës së teleskopit, por modelet e përdorura nga shkencëtarët për të interpretuar zbulimet e tyre pas observimit.

Në mënyrë specifike, modelet që shkencëtarët përdorin për llogaritjen e opacitetit, që është aftësia e dritës për të kaluar në atmosferë, nuk kanë saktësinë e duhur, thotë bashkë-autori i studimit Prajëal Niraula, i diplomuar nga Massachussettes Institute of Technology, botuar në revistën Natyre Astronomy.
Dhe meqënëse Webb studion ato që njihen si eksoplanete — planete rreth yjeve të tjerë përvec diellit tonë, duke matur gjatësinë e valëve që kalojnë mes dritës së atmosferës së tyre, teleskopi shpesh bën observime që janë larg realitetit për nga madhësia.

“Aktualisht modeli i dekriptimit të informacionit të skeptrit, nuk përputhet me saktësinë e të dhënave nga teleskopi James Webb,” tha Niraula në një një konferencë shtypi . “Ne duhet të përmirësojmë lojën tonë për të zgjidhur çështjen e opacitetit”.

Kështu që pa zgjidhur problemin e përputhjes së modelit, shkencëtarët mund të humbasin sinjale të mundshme jete në një eksoplanet, ose të marrin sinjale të rreme pozitive nga një tjetër atmosferë.

Përmirësime të tilla do të nisnin me eksperimente laboratorike, perfeksionim të modeleve dhe standardizim të database-s.

“Ka shumë që mund të bëhet nëse do të dinim saktësisht sesi bashkëveprojnë drita dhe lënda”, thotë Niraula. “Ne e dimë këtë për kushtet e tokës dhe rrethinave të saj por në atmosfera të tjera gjërat shihet qartë që ndryshojnë”.

FOTO GALERI
1/3
Modelet që shkencëtarët përdorin për llogaritjen e opacitetit, që është aftësia e dritës për të kaluar në atmosferë, nuk kanë saktësinë e duhur, thotë bashkë-autori

Top Channel