Sarri i tërbuar: Turpin e marr unë, por lojtarët duhet të më japin shpjegime

15/09/2022 21:55

Maurizio Sarri ka qenë i tërbuar pas ndeshjes me Midtjylland, ku Lazio e tij u mposht me rezultatin e thellë 5-1, teksa deklaroi se merr përgjegjësitë e disfatës së turpshme, por do t’u kërkojë llogari lojtarëve për atë që ndodhi në fushë.

Kjo ishte një soj si Lazio e sezonit të kaluar, që në ndeshje të caktuara, thjesht nuk zbriste në fushë. Ishte aty vetëm fizikisht. Këtë herë djeg më shumë, pasi ndodhi në Europë dhe për më tepër, ndodhi në një moment, kur mendonim se po ecnim në drejtimin e duhur.

E kujt është përgjegjësia?
Përgjegjësinë e marr unë si trajner, por lojtarët më detyrohen të gjithë një shpjegim të qartë, se çfarë ndodhi këtë mbrëmje. Luajtëm me ritëm të ulët, si të ishim duke fituar 4-0.

A mendoni se ndikuan ndryshimet e shumta në formacion?
Nuk e di, por pashë që të 16 futbollistët që luajtën në fushë, ishin të në njëjtin nivel mendor. E interpretuan ndeshjen të gjithë njësoj, në mënyrë skandaloze.

Top Channel