Risia para Botërorit/ Pesë gola në gjashtë ndeshje, konkurrencë e re për Kane te Anglia

15/09/2022 16:07

Trajneri Gareth Southgate është duke bërë provat e fundit para se të përpilojë listën me lojtarët e grumbulluar për Botërorin e Katarit.

Në fundin e muajit shtator, “Tre Luanët” janë të impenjuar në dy ndeshjet e Nations League të vlefshme për Ligën A, ndaj Italisë dhe Gjermanisë. Kundërshtarët perfekt për të vendosur në provë skuadrën dhe elementët e rinj që Southgate po mendon t’i marrë edhe në Katar.

Një nga ta është Ivan Toney, sulmuesi i Brentford. 26-vjeçari e ka nisur në mënyë të shkëlqyer kampionatin duke gjetur rrugën e rrjetës në pesë nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara deri më tani. Ndaj, Toney pritet të marrë minuta edhe me kombëtaren në dy ndeshjet e rradhës dhe nëse prova rezulton një sukses, atëherë shndërrohet në një kandidat serioz edhe për organikën e Kupës së Botës.

Në të kaluarën, Southgate ka provuar edhe emra si Ollie Ëatkins, Calvert-Leëin, Callum Ëilson apo Patrick Bamford, por mungesa e vazhdimësisë nga këta lojtarë ka bërë që tekniku 52-vjeçar të kthejë vëmendjen nga Toney, i cili së bashku me Tammy Abraham janë kandidatë për të zëvendësuar Harry Kane.

Top Channel