Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjinkuri zbardhi të tjera detaje nga takimi 1-orësh i mbajtur me kreun e KQZ Ilirian Celibashi, ambasadoren Yuri Kim dhe përfaqësues të partive të tjera politike.

Në një prononcim për mediat, Gjiknuri tha se fokusi ishte tek financimi nga Rusi mbi partitë politie dhe masat që duhet të marrin instuticionet shqiptarë për parandalimin e rasteve të tjera.

Ai u bëri thirrje të gjitha partive politike që të marrin masat dhe ky rast mos të përsëritet.

“Ishte fokusi tek Rusia dhe masat që duhet të marrin institucionet shqiptare dhe partitë politike për të parandaluar çdo lloj financimi të paligjshëm në rrezik dhe për interesat. Shqipëria ka një kuadër shumë të mirë ligjor dhe instrumentet për të parandaluar financime të panevojshme apo që nuk i dihet mirë burimi. Duhet parandaluar tashmë çdo lloj akti. Ky është një shembull për tu marrë parasysh se si partitë politike që të mos përfshihen në financime që nuk i bëjnë mirë vendit. Kemi komision të reformës zgjedhore që mund të forcojë dispozitat për fushatën zgjedhore por fokusi ishte për shqetësimin e SHBA për përfshirjen e influencave të huaja dhe dëmtimin e interesave të këtij vendi. Biseda nuk ishte teknike. U bë, u transmetua shqetësimi nisur dhe nga raporti i fundit. Partitë kryesore të marrin masat që të mos përsëriten”, tha Gjiknuri.

Takimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve erdhi një ditë pasi një zyrtar i lartë amerikan pretendoi se Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe mes tyre ishte Shqipëria. “Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i qeverisë amerikane. Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha e mohoi duke deklaruar se “Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus.”

 

Top Channel