14 artistë nga Suedia, Norvegjia dhe Danimarka çelin ekspozitën  ‘Can you hear me’ (A mund të më dëgjosh), në galerinë FAB.

Në të përfshihen punime të formateve të ndryshme, shprehjeve dhe historive që dëshirojnë të japin një përshkrim të momentit të atij gastit të parë kur agimi ndriçon mbi qytetet, peisazhet dhe drita zbulon nje botë të re.

 “Titulli korenspondon me bukuritë e vogla në jetë. Shprësoj që ekspozita do të prekë publikun në vetvete. Dhe mendoj që nëse prekesh nga e bukura dhe cilësia ato të japin më shumë shpirt. Dhe nxjerrin në pah anën tënde të mirë. Dicka e tillë, si poezia dhe muzika”, tha kuratori Mats Jansson.

Ekspozita dëshiron të jetë një zë në botë, për lirinë, dashurinë dhe vlerat jetëdhënëse që perishin gjithkënd  gjithçka të përkthyer në vlerat pamore. Edhe materiet apo mënyra e shprehjes së këtyrë artistëve është e veçantë.

 “Të gjithë artistët janë një hap para tradicionales. Dhe të gjitha janë punime me dorë”, tha Jansson.

Kuratori ka një thirrje; ne vetëm një çast të ndalojmë, të reflektojmë, ndjejmë dhe dëgjojmë frazën: A mund të më dëgjosh?

Materialet janë nga më të ndryshmet. Qermaikë, xham, letër. Secila punë ndryshon nga tjetra. Por kanë diçka që korrespondojnë me njëra tjetrën dhe uroj që ti shihni”, shtoi ai.

Top Channel