Një gur që u shkëput aksidentalisht në minierën e Martaneshit ka dëmtuar një punonjës.

Mësohet se 38-vjeccari me iniciale M.K., me pozicion vagonist në minierën e Martaneshit është lënduar në këmbë.

Aktualisht ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Bulqizë/ Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori për ngjarje aksidentale, për shtetasin M. K., 38 vjeç,(vagonist në një minierë në Martanesh) pasi duke dalë nga galeria,  është shkëputur një grur dhe  aksidentalisht ka dëmtuar këmbën dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”- njofton policia.

Top Channel