Instruktori i armëve të zjarrit qëllon për vdekje aksidentalisht oficerin e policisë në Austri (fotot)

15/09/2022 17:26

Autoritetet në Austri njoftuan sot se një instruktor policie për armët e zjarrit aksidentalisht kishte qëlluar për vdekje kolegun e tij oficer gjatë një ushtrimi stërvitor.

Prokurorët në qytetin jugor të Graz thanë se instruktori 39-vjeçar i shpërndau oficerëve armët e praktikës oficerëve por harroi se vetë mbante armën e zjarrit të shërbimit.

Duke sinjalizuar grupin se një prej tyre po qëndronte në pozicion të rrezikshëm, ai kishte nxjerrë armën dhe kishte qëlluar nga afër në kurriz një oficer 27-vjeçar, duke e plagosur për vdekje.

Christian Kroschl, zëdhënësi i prokurorisë tha se nuk ka dyshime që ngjarja e të mërkurës ishte “një aksident”.

Hetimet ndaj instruktorit kanë nisur me akuzat e vrasjes nga neglizhenca, shtonin autoritetet.

FOTO GALERI
1/3
Prokurorët në qytetin jugor të Graz thanë se instruktori 39-vjeçar kishte nxjerrë armën dhe kishte qëlluar nga afër në kurriz një oficer 27-vjeçar, duke e plagosur për vdekje.

Top Channel