E enjte, 10 Shkurt 2022
20:39
4 viktima nga rënia e avionit të ‘blogger-ave’ të internetit në liqenin e ngrirë të Islandës (fotot)

2 influencues të rrjeteve sociale ishin mes 4 viktimave të rrëzimit tragjik të një avioni në liqenin e ngrirë pranë kryeqytetit të Islandës, Rejkjavik.

20:36
Organizatat ndërkombëtare kërkojnë ndaljen e sulmeve ndaj gazetarëve në Kosovë

Qendra Evropiane për Liri të Mediave, Federata Evropiane e Gazetarëve, dhe disa organizata të tjera për mbrojtjen e gazetarëve, kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndalojnë gjuhën diskredituese dhe denigruese ndaj gazetarëve.

20:35
Fiks Fare/ Ryshfet 150 mijë lekë për të marrë pensionin

Mimoza Bejko nga Pogradeci ankohet në emisionin Fiks Fare se punonjësja e Sigurimeve Shoqërore Pogradec, Arjana Brahollari, i ka marrë bashkëshortit të saj 150 mijë lekë ryshfet, për t’i mbledhur vitet e punës.

20:13
Fotot/ Pas seancës së Kuvendit, Edi Rama mbledh kryesinë e PS

Pas seancës së Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka mbledh kryesinë e PS në selinë rozë, ku ka mbërritur edhe kryebashkiaku Erion Veliaj dhe zv kryeministri Arben Ahmetaj.

20:12
Organizatat ndërkombëtare kërkojnë ndaljen e sulmeve ndaj gazetarëve në Kosovë

Qendra Evropiane për Liri të Mediave, Federata Evropiane e Gazetarëve, dhe disa organizata të tjera për mbrojtjen e gazetarëve, kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndalojnë gjuhën diskredituese dhe denigruese ndaj gazetarëve.

20:08
Ukraina nis stërvitje ushtarake në të gjitha rajonet

I dërguari I Top Channel në Ukrainë Muhamed Veliu nga rajoni Luhansk për edicionin e lajmeve të orës 19:30 raportoi se Komanda qëndrore e ushtrisë së Ukrainës ka nisur sot një stërvitje masive të koduar me emrin ‘Blizzard 2022’ në disa rajone të Ukrainës. Programi stërvitjes synon trajnimin e trupave për një skenar të mirëfilltë lufte.

20:00
Ndërtim pa leje në Spille, procedohen dy shtetas dhe dy punonjës të IMT-së

Tre persona janë proceduar penalisht në Kavajë, mes tyre dy punonjës të IMT për shpërdorim detyre.

19:57
10 të arrestuar në Tiranë/ Në pranga një 53-vjeçar që kanoste fqinjët, çfarë bëri gjatë shoqërimit në komisariat

10 persona janë vënë nën prangat e policisë në Tiranë, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

19:51
Gazsjellësi mes Rusisë e Gjermanisë, thelbi i negocjatave të krizës në Ukrainë (fotot)

Gazsjellësi ‘Nord Stream 2’ nën detin Balltik është kthyer se fundmi në pikën kryesore të negocjatave për tensionet mes Rusisë e Perëndimit pas akumulimit ushtarak ne lindje te Ukraines.

19:50
Zgjatja e vetingut/ Soreca: Një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE

Pas votimit në Kuvend për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut, Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca përmes një postimi në Twitter ka përgëzuar deputetët e Kuvendit.

19:46
Dorëshkrimet e Musine Kokalarit/ 3112 faqe me dokumente i janë dorëzuar arkivit shtetëror

Një material dokumentar prej 3112 fletësh të shkrimtares, të etnografes dhe të veprimtares politike, Musine Kokalari i është dhënë në dorëzim Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

19:43
Zgjatja e afateve të vettingut, Ambasada e SHBA: Hap i rëndësishëm përpara drejt integrimit europian

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas votimit në Kuvend të ndryshimeve Kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut.

19:37
Kualifikohet Laçi dhe Vllaznia/ Kupa e Shqipërisë. Kurbinasit fitojnë me penallti

Asnjë surprizë nuk pati në dy ndeshjet e pasdites të vlefshme për çerekfinalet e kupës së Shqipërisë. Laci dhe Vllaznia u kualifikuan në gjysmëfinale.

19:37
Arti “mposht” koronavirusin: Hap dyert Festivali i 72-të i filmit në Berlin

Festat, tapeti i kuq dhe rrëmuja që i jepte as sharm Berlinales, u zbehën ndjeshëm në periudhën e pandemisë.

19:34
Përfshihet nga flakët një magazinë në Elbasan, detajet e para

Një magazinë është përfshirë nga flakët në fshatin Labinot Fushë Elbasan.

19:33
Tension në veri të Kosovës, makinat pa targa kërcënojnë policinë

Dy automjete civile ka targa i kanë zënë rrugën policisë së Kosovës mbrëmjen e së mërkurës në afërsi të Liqenit të Ujmanit. Në pjesën veriore të Mitrovicës, efektivëve u kishte tërhequr vëmendjen një kamion që dyshohej për kontrabandë me mallra, por kur tentuan ta ndalonin për kontroll, u penguan nga dy makinat në fjalë.

19:33
Super Alban Hoxha, “fluturimi” i tij eviton golin e Dinamos

Partizani dhe Dinamo e mbyllën në barazim 1-1 takimin e parë çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, teksa sot po përballen përsëri mes tyre për një biletë mes katër më të mirëve.

19:29
“Rusët po nisin stërvitje bërthamore”, Britania në alarm, paralajmëron Moskën

Britania e ka paralajmëruar sërish presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për sanksionet e perëndimit në rast pushimi të Ukrainës. Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace, se askush nuk do të fitonte nga inkursioni agresiv në një shtet sovran.

19:27
Inflacioni mbetet në 3.7 përqind/ Shkak rritja e çmimeve, perimet u rritën 17%. Karburantet 9%

Inflacioni është fiksuar në nivelin 3.7% në janar, pa ndryshuar nga muaji dhjetor, por sërish më i lartë se objektivi i Bankës Qendrore. Ndryshe nga muaji i mëparshëm ngritja e çmimeve është më e fortë tek ushqimet këtë muaj.

19:25
Bashkia miraton bonusin e qirave/ Përfitojnë banorët e “5 majit”, Veliaj: Firmosni kontratat

Këshilli bashkiak i Tiranës votoi vendimin për pagesën e qirasë sipas vlerës së tregut të lirë për familjet e lagjes 5 maji.

19:23
“Blindohet” vendi ballkanik: SHBA nis autoblinda Stryker, artileri e xhenierë

Autokolona e parë amerikane me ndihmë ushtarake mbërriti mbrëmjen e djeshme në Rumani, e nis menjëherë drejt bazës Mihail Kogălniceanu në  Constanța.

19:21
Zhbëhen zgjedhjet e Tiranës, gjykata urdhëron: Eduard Pronari, i zgjedhuri i shoqatës së Tiranës

Procesi zgjedhor për federatën shqiptare të futbollit kanë marrë një kthesë shumë të fortë. Gjykata e Tiranës ka zhbërë vendimin e shoqatës rajonale të Tiranës.

19:20
Zgjaten mandatet e Vettingut, OSBE: Përgëzojmë konvergjencën mes opozitës dhe maxhorancës

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar pasi në Kuvend u votua pro zgjatjes së afateve të vettingut.

19:20
Turqia kërcënon Zërin e Amerikës e Deutsche Welle me mbyllje

Bordi Mbikqyrës i Mediave në Turqi u ka bërë kërkesë tre mediave ndërkombëtare të aplikojnë për një licencë transmetimi. Nga ky vendim i Turqisë është prekur Zëri i Amerikës dhe Deutsche Welle.

19:11
PS-PD votojnë vettingun/ Marrëveshje edhe për reformën zgjedhore dhe territoriale

Me ndikimin direkt të ndërkombëtarëve socialistët dhe demokratët gjetën dakordësi për të votuar zgjatjen e vettingut.

19:10
“Toyota Yaris”/ Basha del nga SPAK: Jam në gatishmëri të drejtësisë

Kreu i PD Lulzim Basha ka dalë nga SPAK pas më shumë se dy orësh ku u pyet për dosjen e Toyota Yaris, dhe mjaft i rezervuar tha për mediat se është në dispozicion të drejtësisë.

19:07
Veliaj apel familjeve që preken nga 5 maji: Firmosni kontratat për kompensimin dhe bonusin e qirasë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i bëri thirrje familjeve të “5 majit”, të cilat nuk kanë nënshkruar ende kontratat me Bashkinë e Tiranës për kompensim dhe bonusin e qerasë, që të firmosin marrëveshjen.

18:48
Zhbëhen zgjedhjet e Tiranës, Veliaj: Tani që foli gjykata, ne të tjerët duhet të rrimë urtë dhe ta zbatojmë atë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj këtë të enjte ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila zhbëri vendimin e Shoqatës Rajonale të Tiranës, duke revokuar çdo vendim dhe veprim procedurial të mëparshëm. Në reagimin e tij, Veliaj tha se “tani që foli gjykata, të gjithë ne të tjerët duhet të rrimë urtë dhe ta zbatojmë atë”.

18:43
Zgjatja e mandateve të vetting-ut/ Miratohet me 118 vota pro në Kuvend

Me 118 vota e 4 abstenim, Kuvendi miratoi zgjatjen e afatit të Vettingut. Për të miratuar zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut duheshin 94 vota, nga të cilat 74 i kishte mazhoranca, ndërsa pak para nisjes së Kuvendit Partia Demokratike zyrtarizoi votën pro zgjatjes së afateve të Vetingut, kurse kundër u shpreh grupimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa LSI abstenoi.

18:37
Aksident i rëndë në Maliq, makina përplas për vdekje kalimtarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar pasditen e sotme në afërsi të fshatit Vashtmi, të Maliqit.

18:37
Studimi i ri i Covid: Rrezikon t`ju lerë më probleme në zemër

Një studim i ri mbi koronavirusin ka dalë në një përfundim shqetësues. Edhe pse mund ta kenë kaluar sëmundjen, një pjesë e njerëzve të prekur prej saj rrezikojnë të mbeten me probleme në zemër.

18:34
PD në favor të zgjatjes së Vettingut, Alibeaj: Interesi publik duhet të prevalojë

Demokrati Enkelejd Alibeaj foli qëndrimin pro të zgjatjes së Vettingut nga ana e partisë Demokratike në Kuvend.

18:31
Diamanti i zi nga hapësira, rekord në ankand: Shitet 4.3 milionë dollarë

Një diamant i zi  miliarda-vjeçar, që besohet të jetë diamanti më i madh i prerë në botë, është shitur për 4.3 milionë dollarë.

18:23
Akullnaja më e lartë në Everest, humb 2000 vjet akull në tre dekada

Himalajet janë shtëpi e disa prej akullnajave më të larta në planet, por kjo nuk i bën ato imune ndaj përkeqësimit të krizës klimaterike.

18:19
Danimarka, e gatshme të lejojë dislokimin e trupave amerikane

Kryeministrja e Danimarkës tha se ky shtet anëtar i NATO-s është i gatshëm që të lejojë stacionimin e trupave amerikane si pjesë e një marrëveshjeje dypalëshe të mbrojtjes.

18:14
Foto-lajm/ Vllaznia pret biletën për në gjysmëfinale, por vëmendjen e mori arbitrja

Vllaznia ka siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë teksa shkodranët mposhtën në stadiumin Loro Boriçi Flamurtarin me rezultatin 1-0 (ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren e Vllaznisë 1-2). Por ndërkohë jo pak vëmendje mori edhe aribitrja simpatike Emanuela Rusta.

18:12
Nëse sulmohet Ukraina, nafta do “çmendet”: Shkon 120 USD për fuçi

Në muajin prill, çmimi i naftës bruto rrotullohej në bursa tek 90.50 dollarët për fuçi. Megjithatë, që nga fillimi i vitit, kuotimi i arit të zi është stabilizuar nën 80 dollarë fuçia dhe ka qëndruar pak a shumë në ato nivele.

18:10
Roja ‘i mërzitur’ i galerisë vizaton ‘sy’ në pikturën $800,000 në ditën e parë të punës (fotot)

Një roje sigurie raportohet se është shkarkuar nga puna në Rusi pasi ka shkatërruar një pikturë të çmuar të artit modern, në ditën e tij të parë të punës.

18:06
Partizani-Dinamo/ Nis derbi në “Air Albania”, synohet kalimi në gjysmëfinale

Sot në orën 18:00 Partizani do të presë skuadrën e Dinamos në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë në “Air Albania”.

17:56
“Kishte shenja kafshimi në trup”/ Prokuroria mbyll hetimet për 27-vjeçarin që dhunoi barbarisht vajzën e tij të mitur (Dosja)

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e shtetasit Rajmond Kunora, i cili akuzohet se dhunoi barbarisht vajzën e tij 6-vjeçare në Kamëz. Ai u arrestua në flagrancë, pasi ushtroi dhunë ndaj vajzës së tij minorene, e cila përfundoi në spital për ndihmë mjekësore.

17:54
Manjani kërkon një Kushtetutë të re. Shteti që kemi ka rënë

Ylli Manjani, ish ministër i Drejtësisë ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Top Talk’.

17:51
Adoleshenti rus dënohet me burg për ‘terrorizëm’ në lojën e realitetit virtual ‘Minecraft’ (fotot)

Një adoleshent në Rusi është dënuar me pesë vjet burg pasi planifikonte të hidhte në erë selinë e Shërbimit të Sigurisë Federale ruse (FSB) në një video-game.

17:42
Ronela Hajati nis xhirimet për videoklipin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, me një mesazh për Vjosën!

“Sekret”, kënga fituese në Festivalin e 60-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin e Eurovizionit, është kthyer në një himn të këtyre ditëve.

17:36
Besimi i publikut te reforma në drejtësi është zero. Manjani flet për shkaqet

Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ishte i ftuar ditën e sotme në emisioni ‘Top Talk’ për të folur rreth zhvillimeve më të fundit në politikë.

17:32
Çmimet e plehrave kimikë janë rritur. Braçe thërret në interpelancë ministren Krifca

Çmimet e plehrave kimikë që përdoren në bujqësi janë rritur dhe po godasin fermerët.

17:17
Republika Sërspka miraton projektligjin antikushtetues për drejtësi

Asambleja e Republikës Sërpska (RS) ka ndërmarrë hapin e parë drejt krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të etnisë (HJPC), institucion që veçse ekziston në nivel të shtetit të Bosnje e Hercegovinës.

17:11
Dublantja e skenave të aksionit bie për vdekje me motoçikletë nga tarraca e qendrës tregtare (fotot)

Një vajzë e re ka rënë për vdekje nga tarraca e një qendre tregtare teksa realizonte skena ekstreme rreziku me motoçikletën e saj.

17:11
Qëlloi veten me plumba në kokë në sy të fëmijëve pas debatit me familjarët, ja kush është i riu që humbi jetën në spital (FOTO)

Personi që shihni në foto është i riu që humbi jetën ditën e sotme në spitalin Rajonal të Lezhës, pasi mbërriti i plagosur me armë zjarri.

17:02
Covid-19 në vend/ Ministria e Shëndetësisë: 604 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa njofton se pas kryerjes së 2962 testimeve kanë rezultuar pozitivë 604 qytetarë.

16:52
Kërkohet paraburgim për dy punëtorët që varrosën gabimisht viktimën e COVID-19

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren ndaj të pandehurve E.R., dhe M.N., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

16:50
Çështja “Toyota Yaris”, Basha në SPAK!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të enjte pasdite është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) për të dëshmuar lidhur me dosjen e “Toyota Yaris”.

16:49
E reja në kamerdare masakrohet nga peshkaqeni i bardhë në plazhin australian (fotot)

Dëshmitarë të tmerruar kanë treguar së fundmi sesi një vajzë e re që bënte banjë në një dyshek uji u sulmua brutalisht nga një peshkaqen, i cili më pas hoqi dorë duke lejuar që viktima të kthehej e të ndihmohej nga plazhistët e tjerë.

16:41
SHBA, shkon në mbi 912 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 912.257, prej të cilëve 3.239 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

16:38
Memli Krasniqi takon Kryeministrin Rama: Theksuam nevojën e thellimit të bashkëpunimit institucional mes Kosovës dhe Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në vazhdën e vizitës zyrtare në Tiranë, ka takuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin kanë diskutuar për ndërtimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe për thellimin e bashkëpunimit institucional mes dy vendeve.

16:24
Zgjatja e organeve të Vetingut/ Kryemadhi zbulon votën e saj, ja kush është deputeti i LSI-së që votoi pro

Pas 5 orësh debate dhe diskutime të shumta në seancën e sotme plenare, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë nisur votimin për zgjatjen e afateve të vettingut, ndërsa LSI ka braktisur seancën.

16:22
Beniada merr surprizën më të bukur nga qielli

Ditën e sotme ka mbërritur një surprizë nga qielli për njërën nga banoret e “Big Brother”.

16:11
Meksikë, ushtria hyn në qytetin që me muaj është nën kontroll të kartelit Jalisco

Ushtria ka hyrë në qytetin meksikan Aguililla, i cili prej muajsh është në duart e bandave të drogës.

15:58
Bashkëshortja modele e kapitenit të Gjermanisë, “e lumtur”që i mbijeton grabitjes brutale në Tailandë (fotot)

Prezantuesja televizive Cathy Hummels, bashkëshorte e ish-kapitenit të kombetares se Gjermanisë, Mats Hummels, ka thënë së fundmi se është “mirënjohëse” që është gjallë, pasi i mbijetoi një grabitjeje brutale në një plazh të Tailandës.

15:51
I dërguari britanik në Prishtinë/ Sir Stuart Peach takon krerët e institucioneve

Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor ka qëndruar gjatë ditës në Kosovës.

15:44
Ndërron jetë në spital 30-vjeçari në Lezhë, dyshohet për vetëvrasje

Një person i plagosur me armë zjarri është paraqitur këtë mesditë në spitalin e Lezhës, për të kërkuar ndihmë mjekësore.

15:42
Më pak ujë në liqenin e Fierzës, niveli u ul me 10 metra në një muaj

Muajt e parë të viti 2022 kanë shënuar rënie të kuotës të liqenit të Fierzës në Kukës, ku krahasuar me një vit më parë në të njëjtën periudhë kuotat kanë qenë në nivel mesatar.

15:31
Në frontin e luftës/ Në kufirin Ukrainë-Rusi ka shumë trupa ushtarake

Fshati Loskutivka në Lindje të Ukrainës, prej 2014 është territor i pushtuar nga Rusia. Në hyrje të fshatit duhet të vendosim helmetën dhe jelekun antiplumb.

15:31
Policia tërheq nga flokët gruan e zhveshur në protestën kundër politikave të vaksinimit në Zelandën e Re (pamje të rënda)

Skena të rënda u shpalosën sot në kryeqytetin e Zelandës së Re teksa protestuesit “e lirisë” u përleshën me policinë, ndërsa një grua e zhveshur shihej që tërhiqej prej flokësh për t’u arrestuar nga oficerët.

15:19
Kush investon në Portin e Durrësi?/ Interpelancë me ministren Balluku. “Simphony është pronë e Alabaar”

Deputeti Demokrat Ferdinand Xhaferraj ka kërkuar një interpelancë në seancën plenare të së enjtes me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku për projektin e Portit të Durrësit.

15:15
Rama: Askush nuk ngel pa shtëpi/ Kryeministri takon protestuesit e lagjes “5 Maji”

Banorët e lagjes ‘5 Maji’, paraditen e kësaj të enjte, u ngritën në protesta përballë dyerve të kuvendit, ku biseduan me kreun e qeverisë, Edi Rama, lidhur me shembjen e më shumë se 400 banesave të zonën e ‘5 majit’, në kuadër të projektit të rindërtimit.

15:11
PS-PD do votojnë Vettingun/ Dakordësi edhe për reformën zgjedhore dhe territoriale

Vettingu mund të vazhdojë edhe për 30 muaj më shumë pas disa ndryshimeve kushtetuese që  pritet të miratohen pas një marrëveshje mes socialisteve dhe demokratëve të drejtuar nga Basha.

14:50
Rusia nis me Bjellorusinë përgatitjet për luftë: Mblidhen mijëra trupa të tjera

30 mijë trupa do të marrin pjesë në stërvitjen masive ushtarake, që Moska po zhvillon me Bjellorusinë përpara syve të trembur të Ukrainës.

14:48
Ushtronin aktivitet të kundraligjshëm të lojërave të fatit, arrestohen dy persona në Tiranë

Dy persona, pronarë lokalesh në zonën e Astirit në Tiranë, janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Last Game”, për aktivitet të kundraligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

14:46
“Jeni e njëjta uthull që thyen enën e vet”, Spiropali akuzon Bashën dhe Berishën në kuvend

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar Sali Berishën dhe kryedemokratin Lulzm Basha, për situatën aktuale në Partinë Demokratike.

14:37
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim narkotikësh, arrestohet në Greqi 33-vjeçari nga Korça

Policia ka arrestuar një 33-vjeçar nga Korça i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar nga gjykata e shkallës së parë për prodhim dhe shitje narkotikësh.

14:21
Mali i Zi, nisin trazirat: Partitë pro-serbe nxjerrin njerëzit në rrugë

Trazirat nuk vonuan të shfaqen në Malin e Zi, ku mbështetës të njërës prej partive të shumicës së mëparshme qeverisëse në Mal të Zi, dolën në rrugë me kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

14:20
Zgjatja e procesit të Vetting-ut/ Manja: Instrumenti për të pastruar korrupsionin

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë pro zgjatjes me dy vite të procesit të vetting-ut.

14:05
Ulen infektimet me Covid në Fier, të moshuarit mbeten më të rrezikuarit

Infektimet nga Covid 19 në qytetin e Fierit kanë pësuar rënie gjatë ditëve të fundit.

13:54
Vrasja e 18-vjeçarit në Greqi/ Arrestohet në Korçë Roxhers Demirazi

Roxhers Demirazi, një nga autorët e dyshuar për vrasjen e 18-vjeçarit në Greqi është vetëdorëzuar sot në policinë e Korçës.

13:51
“Monika jeton për finalen” Iliri bisedon me Einxhel

Në një bisedë me Einxhel,Iliri ka folur për Monikën duke thënë se ajo jeton për të qenë në finale.

13:45
Memli Krasniqi takon Taulant Ballën në Tiranë, dakordohen për thellimin e bashkëpunimit mes dy Grupeve Paralamentare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Shqipëri, bashkë me nënkryetarët Vlora Çitaku e Uran Ismaiki, me sekretarin Bajrush Xhemajki dhe me Shefin e Grupit Parlamentar Abelard Tahiri, janë pritur në takim nga shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

13:21
Gazetari i Top Channel në vijën e parë të frontit Ukrainë-Rusi

Një tjetër ditë e mbushur me ankth dhe tensione, kjo e sotmja, për Ukrainën dhe komunitetin ndërkombëtar pas deklaratës së presidentit Putin, i cili tha se “nëse Ukraina anëtarësohet në NATO, atëherë lufta nuk do të ketë fitues dhe Europa do të tërhiqet në këtë konflikt kundër vullnetit të saj”.

13:04
Kryetari i PDK-së takon Nikollën: Forcojmë bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri ka takuar sot Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zonjën Lindita Nikolla.

12:50
“Do të jap një tufë me lule për humbjen e radhës në Dibër” Manja debat të ashpër me Tabakun dhe Bashën

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është përfshirë në debat të ashpër me deputeten Jorida Tabaku dhe kreun e PD Lulzim Basha.

12:45
“Me mua nuk flet dot kështu”, Rama debat gjatë takimit me nënë Lizën (Video)

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me bisedën e kryeministrit Edi Rama që pati me disa nga banorët që protestojnë kundër projektit të ndërtimit në zonën e “5 majit”.

12:30
Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare eurodeputeti Eduard Kukan

Eurodeputeti Eduard Kukan ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Ai ishte një diplomat dhe politikan me një karrierë shumë të gjatë. Shkaku i vdekjes së tij bëhet me dije se është një infarkt në zemër.

12:24
Korçarët e duan punën! Korça, qarku i dytë me interes për vende pune në rang vendi

Korça u rendit si qarku i dytë në vend me interes më të lartë për punën nga të dhënat e INSTAT.

12:20
“S’replikoj me zëra të vjetër nga bota e përtejme”, Manja replikë me Berishën

Ish-kryeministri Sali Berisha foli me një gjuhë të ashpër ndaj Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja në Kuvend këtë të enjte,

12:09
Padia kundër FSHF-së, Gjykata e Tiranës i jep të drejtë Bashkisë

Gjykata e Tiranës këtë të enjte i ka dhënë të drejtë Bashkisë së Tiranës, në padinë që ky institucion, në cilësinë e aksionarit në Klubin e Futbollit Tirana, ka ngritur kundër kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka.

11:53
Vdekja e dy adoleshentëve në aksidentin në Durrës/ Arrestohet dhe shoferi i çiklomotorit, ishte i dehur

Vdekja e dy adoleshentëve, dy ditë më parë në Durrës, dyshohet se erdhi si pasojë e gjendjes së dehur të shoferit që përplasi çiklomotrin, por dhe shoferit që drejtonte këtë të fundit.

11:45
Rritja e çmimeve në bujqësi/ Braçe interpelancë me ministren! Deputeti: Si ka mundësi që fermerët dalin me humbje?!

Deputeti Erion Braçe ka kërkuar interpelancë me Ministren e Bujqësisë, Frida Krifca për dyfishimin e çmimeve të produkteve bujqësore, një nga problemet që po hasin fermerët.

11:42
Vrau kunatin në inaugurimin e shtëpisë, Prokuroria kërkon 30 vjet burg për Klajdi Shundin

Prokuroria këtë të enjte ka shpallur pretencën për Klajdi Shundin, i cili mëngjesin e 1 janarit, goditi për vdekje me thikë kunatin e tij, me të cilin po festonte ndërrimin e viteve.

11:30
“Bëni tymnajë që të mbuloni zullumet”, Balluku-Xhaferrajt gjatë interpelancës në Kuvend

Deputeti Ferdinand Xhaferraj ka kërkuar një interpelancë për ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku për projektin e ndërtimit të Portit të Durrësit, ku ai hedh akuza se kompania investitore nuk është Emaar Group, por një kompani offshore.

11:28
“U djersita dhe…”, Einxheli i tregon Arbrit momentin më të sikletshëm brenda shtëpisë

Opinionstët Arbër Hajdaraj dhe Balina Bodinaku ishin të ftuarit e mbrëmjes në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

11:17
E pritën para kuvendit, Rama bisedon me banorët e “5 Majit”: Trajtim solidar, si ata që humbën banesat nga tërmeti

Banorët e “5 Majit”, të cilëve po u shemben shtëpitë pa leje pritën sot kryeministrin Edi Rama para kuvendit, për të kërkuar marrëveshje .

10:59
Zgjatja e afateve të vettingut, Basha: Nuk po i japim votë PS. Kuvendi voton sot Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të enjte është shprehur se krahas zgjatjes së afateve të vettingut, Kuvendi i Shqipërisë, do të votojë edhe ngritjen e dy komisioneve, atij për reformën zgjedhore dhe reformën territoriale, sipas të cilit, dy prioritete kyç për Partinë Demokratike.

10:45
Projekti i Portit të Durrësit/ Xhaferraj interpelancë me Ballukun: Investimi nga kompani offshore! Ministrja: Po abuzoni

Deputeti Ferdinand Xhaferraj ka kërkuar një interpelancë për ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku për projektin e ndërtimit të Portit të Durrësit, ku ai hedh akuza se kompania investiture nuk është Emaar Group, por një kompani offshore.

10:44
Derbi Partizani-Dinamo, Kupa si varkë shpëtimi për sezonin

Partizani dhe Dinamo ofrojnë një tjetër derbi shkëndijash, në çerekfinalen e kthimit të Kupës.

10:15
Negociatat në mbledhjen e PD-së, Basha dhe deputetët vendosin të votojnë pro shtyrjes së afateve të organeve të vetting-ut

Ngritja e komisionit të reformës zgjedhore dhe territoriale janë dy çështjet e kërkuara nga Partia Demokratike që janë futur në rendin e ditës të seancës parlamentare.

10:14
Protestuesit e “5 Majit” përplasen me policinë para Kuvendit/ Rama flet me Nënë Lizën dhe dy banore

Protestuesit e “5 majit” i kanë zënë rrugën kryeministrit Edi Rama, ndërsa ai po shkonte drejt Kuvendit për mbajtjen e seancës plenare.

09:54
Lirimi i hapësirave publike/ Nis prishja e rrethimeve të banesave në Lezhë, banorët kundërshtojnë

Bashkia ka nisur prishjen e rrethimeve të disa banesave në Lezhë për lirimin e hapësirave publike, por ka hasur kundërshtim nga disa banorë.

09:52
Partia Demokratike pro shtyrjes së afateve për vetting-un, por ka dy kushte

Partia Demokratike ka vendosur të votojë pro shtyrjes së afateve për organet e vetting-ut duke marrë në këmbim plotësimin e dy kushteve kryesore të saj, kryerjen e reformës territoriale dhe reformës zgjedhore.

09:41
Rrëfimi “pa dorashka” i Rooney-t: Alkooli po më çonte drejt vdekjes, mund të vrisja dikë

Ish-sulmuesi i Manchester United dhe Anglisë, Wayne Rooney, duke folur për gazetaren e BBC, Sally Nugent, rreth dokumentarit për jetën e tij, bëri një deklaratë të fortë në lidhje me varësinë që ka pasur nga alkooli edhe kur po shkëlqente si futbollist te Manchester United. Ai thekson se kishte arritur pikën më të ulët.

09:15
Shqipëria e dyta për dëbimet nga Gjermania

Gjermania ka dëbuar vitin e kaluar në vendet e origjinës pak më shumë njerëz, se vitin e parë të pandemisë, por dukshëm më pak se vitet e kaluara. Shumica e dëbimeve janë kryer me Gjeorgjinë dhe Shqipërinë.

09:13
Me arsenal armësh dhe pajisjesh për kultivimin e drogës, arrestohet 62-vjeçari në Lazarat

Një 62-vjeçar është arrestuar në Lazarat të Gjirokastrës, pasi në shtëpi iu gjetën armë pa leje dhe pajisje që i përdorte për kultivimin e lëndëve narkotike.