Eurodeputeti Eduard Kukan ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Ai ishte një diplomat dhe politikan me një karrierë shumë të gjatë. Shkaku i vdekjes së tij bëhet me dije se është një infarkt në zemër.

Ai drejtoi diplomacinë e Sllovakisë nga viti 1998 deri në vitin 2006 dhe ishte deputet nga 2009 deri në 2019.

Kukan ka qenë një mbështetës në Parlamentin Evropian i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kukan u diplomua në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë në vitin 1968.

Më pas përfundoi doktoraturën në drejtësi në Fakultetin Juridik të Universitetit Charles në Pragë dhe në vitin 1993 bëri doktoraturë në drejtësi në Kolegjin Upsala në SHBA.

Top Channel