“Jeni e njëjta uthull që thyen enën e vet”, Spiropali akuzon Bashën dhe Berishën në kuvend

10/02/2022 14:46

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar Sali Berishën dhe kryedemokratin Lulzm Basha, për situatën aktuale në Partinë Demokratike.

Sipas saj, Berisha është përpjekur ta sundojë partinë që krijoi vetë dhe tani që Basha nuk po largohet, ish-kryeminstri po merret vetëm me interesin personal.

 “Është shumë për të qeshur kur Lulzim Basha del këtu dhe jashtë kuvendit dhe flet për trekëndëshin e Bermudës që ka penguar procesin e vetting-ut ndërsa dje bënte rolin e fëmijës dhe fshihte kokën se s’dinte ç’të bënte, por sot është këtu për ta votuar. Është e habitshme sesi ju tjetër bëni, tjetër mendoni. Doni të bëni ndryshimin e madh mes njëri-tjetrit, por nuk ndryshoni aspak, jeni e njëjta uthull në të njëjtën shishe uthull që thyen enën e vet. Sali Berisha nuk e krijoi partinë por e sundoi, i vjen habi se duhet që të kishte ikur por e mbajte ti Lulzim, ndarja jote nga Luli Brava siç e quan ti nuk është ndarje përfundimtare.

Po ç’taksirat kemi sot që kemi ardhur për të votuar një proces që nuk është partiak dhe ju e kishit në dorën tuaj kush ishte kryeministri, ne kemi bërë një ndryshim rrënjësor të sistemit, ky është dhe problemi juaj. Sa herë që hapni gojën bën mirë mos e ngatërrosh gojën me bravën që e shqyen si bravë sa herë që del këtu”, u shpreh Spiropali.

Top Channel