Rrëfimi “pa dorashka” i Rooney-t: Alkooli po më çonte drejt vdekjes, mund të vrisja dikë

10/02/2022 09:41

Ish-sulmuesi i Manchester United dhe Anglisë, Wayne Rooney, duke folur për gazetaren e BBC, Sally Nugent, rreth dokumentarit për jetën e tij, bëri një deklaratë të fortë në lidhje me varësinë që ka pasur nga alkooli edhe kur po shkëlqente si futbollist te Manchester United. Ai thekson se kishte arritur pikën më të ulët.

E dija se kisha nevojë për ndihmë, për të shpëtuar veten, por edhe për të shpëtuar familjen time“.

Duke folur për “gabimet” që kishte bërë, 36-vjeçari thotë se mund t’i kishte marrë jetën dikujt në atë gjendje të mjeruar:

Mund të ishin vajza, mund të kishte ndodhur për vozitje në gjendje të dehur, gjë që e kam bërë unë. Mund të ishte vrarë dikush ose mund të kisha vrarë veten. Isha në një gjendje të rëndë”.

Rooney gjithashtu tha se ai mendonte se duhej t’i mbante të fshehta shumë nga problemet e tij si lojtar.

“10 apo 15 vjet më parë, nuk mund të shkoja në dhomën e zhveshjes dhe të thosha: “Po luftoj me alkoolin, po luftoj me shëndetin mendor”. Nuk mund ta bëja këtë.”./ Supersport

Top Channel