Roja ‘i mërzitur’ i galerisë vizaton ‘sy’ në pikturën $800,000 në ditën e parë të punës (fotot)

10/02/2022 18:10

Një roje sigurie raportohet se është shkarkuar nga puna në Rusi pasi ka shkatërruar një pikturë të çmuar të artit modern, në ditën e tij të parë të punës.

Vepra e shpërfytyruar e artit ishte siguruar për 74.9 milionë rubla ($800 000) dhe po shfaqej në galerinë Yeltsin, në qytetin Yekaterinburg të rajonit qendror Sverdlovsk Oblast.

Dëmtimi besohet se ka ndodhur në 7 dhjetor 2021, kur roja i ri, i mërzitur nga monotonia e turnit të punës, akuzohet se ka vizatuar më stilolaps sytë, në tre figurat pa fytyrë të pikturës.

Punonjësi rreth të 60-ave që vinte nga një kompani private sigurie është shkarkuar tashmë pas zbulimit të veprimit të tij kësaj jave.

Qendra Yeltsin tha dje në një deklaratë: “Ju informojmë se gjatë hetimeve u zbulua se personi që ka vizatuar sy në pikturën e Anna Leporskaya, është identifikuar. Personi vjen nga një organizatë private sigurie që kryen aktivitet në qendrën Yeltsin.

“Dëmi ishte shkaktuar me një stilolaps.’

Piktura ishte realizuar nga artistja Anna Leporskaya, ish-studente e artistit të njohur rus të stilit  ‘avant-garde’ Kazimir Malevich.

Piktura quhet ‘Tre Figura’ (vitet 1932-1934) dhe vjen nga galeria Tretyakov.

Ekspertët raportohet se kanë nisur punën për riparimin e pikturës, për të cilat po paguan kompania e sigurisë.

Ekspertët e galerive shtetërore Tretyakov thanë se besonin se dëmi mund të riparohet pa pasoja afatgjata për veprën.

Anna Leporskaya (1900-1982) ishte studente pikture e artistit të njohur rus Kazimir Malevich (1879-1935) dhe ka punaur me të tjerë artistë të rrymës si Nikolai Suetin e Lev Yudin.

FOTO GALERI
1/3
Piktura origjinale

Top Channel