Turqia kërcënon Zërin e Amerikës e Deutsche Welle me mbyllje

10/02/2022 19:20

Bordi Mbikqyrës i Mediave në Turqi u ka bërë kërkesë tre mediave ndërkombëtare të aplikojnë për një licencë transmetimi. Nga ky vendim i Turqisë është prekur Zëri i Amerikës dhe Deutsche Welle.

Okan Konuralp, anëtar i RTÜK shkroi në Twitter , se “Deutsche Welles, Voice of America, dhe Euroneës, RTÜK i ka dhënë një afat prej 72 orësh. Brenda kësaj kohe duhet të aplikohet për një licencë transmetimi, ndryshe ato i kërcënon bllokimi i transmetimit.”

Konuralp është nga partia opozitare CHP anëtar i bordit te RTÜK. Zëvendëspresidenti i këtij organizmi, Ibrahim Uslu e konfirmoi këtë për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA. Ai tha, se DW duhet të aplikojë menjëherë liçencë për përmbajtjet në faqen e saj të internetit. Ndryshe ofertat gazetareske të DW në internet nuk do të kenë më qasje në Turqi.

Vendimi zyrtar do të publikohet, sipas të dhënave të tyre, brenda 7-10 ditësh në faqen e RTÜK. Edhe redaksia turke e Voice of America, preket nga vendim, sipas Uslu.

Për Ilhan Tasci, gazetar dhe po ashtu anëtar i RTÜK ky vendim është një hap tjetër për t’i mbyllur gojën raportimit kritik. Ai tha për DË, se “me këtë vendim për herë të parë krahas mediave rajonale janë në vënë në fokus të bordit mbikqyrës të mediave edhe transmentuesit ndërkombëtarë.

Edhe Okan Konuralp vetë e kritikon këtë vendim të RTÜK. Ai tha se qeveria kerkon të kontrollojë të gjitha llojet e transmetimeve mediatike në internet si në nivel ndërkombëtar edhe atë rajonal.

Top Channel