Super Alban Hoxha, “fluturimi” i tij eviton golin e Dinamos

10/02/2022 19:33

Partizani dhe Dinamo e mbyllën në barazim 1-1 takimin e parë çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, teksa sot po përballen përsëri mes tyre për një biletë mes katër më të mirëve.

Dje u kualifikua Teuta, sot Vllaznia dhe Laçi, dhe gjysmëfinalisti i katërt do të përcaktohet nga fituesi i derbit që po luhet në “Air Albania”.

Partizani-Dinamo 1-0 (Skuka 44′)

Kronika e ndeshjes:

57′ Nuk dorëzohet Ibraimi. Kapiteni i Dinamos tenton të mposhtë Hoxhën me një gjuajtje potente, topi kalon ngjitur me shtyllën. Belica ndëshkohet me të verdhë për protesta.

54′ Goditje dënimi për Dinamon. Gjuajtje e bukur e Agim Ibraimit, reagim i shkëlqyer i Alban Hoxhës.

53′ Patrik Bardhi niset bukur në krahun e djathtë. Bitri largon me kokë topin e krosuar.

47′ Partizani e nis në sulm fraksionin e dytë të takimit. Esat Mala hedh një top në zonën kundërshtare, Sofranac devijon dhe largon rrezikun.

45+4′ Gjuan Tedi Cara, topi përfundon mbi tra.

45+2′ Harizaj prek topin me dorë jashtë zonës gjatë dyluftimit me Skukën. Karton i verdhë për portierin e Dinamos.

44′ Partizani në avantazh. Xhuliano Skuka “vallëzon” mes katër mbrojtësve të Dinamos dhe zhbllokon rezultatin. Eurogol, teksa sulmuesi nuk feston kundër ish-ekipit.

42′ Goditje dënimi për Dinamon. Gjuan Ibraimi, tentojnë edhe Bardhi e Sofranac, Bitri eviton çdo rrezik.

33′ Vjen mundësia e parë për ekipin e Devollit. Denisson krijon hapësirë në krahun e majtë, por gjuajtja e brazilianit nuk është e saktë.

29′ Vjen kartoni i parë i verdhë. Eneo Bitri ndëshkohet për ndërhyrjen kundër Reginaldos.

17′ Vertikalizim i bukur i “Demave”. Esat Mala i shkëputet mbrojtjes dinamovite dhe gjuan me kokë, por i mungon saktësia.

16′ Ekipi i Mehmetit në sulm. Kros nga e djathta, godet me Tedi Cara me kokë, topi përfundon mbi tra.

6′ Partizani jep sinjalin e parë. Esat Mala niset bukur në të djathtë dhe dhuron një pasim për Aniraldo Rrapajn, largon rrezikun Sidibe.

Sot në orën 18:00 Partizani do të presë skuadrën e Dinamos në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë në “Air Albania”. Derbi i parë për këtë fazë të kupës mes tyre u mbyll me barazimin 1-1, teksa sot pritet të përcaktohet edhe gjysmëfinalisti.

Referuar rezultateve të arrira dhe renditjes së deritanishme në Abissnet Superiore, dy ekipet e kryeqytetit nuk kanë diferencë të madhe, pasi “të kuqtë” janë të pestët me 25 pikë, teksa “blutë” qëndrojnë të shtatët me 19 pikë. Ndaj edhe përballja pritet që të jetë shumë e luftuar, e mbi të gjitha duke ditur se Europa është shumë e dëshiruar dhe tashmë shihet si e vetmja formë.

Në raundit tjetër, cilado prej skuadrave që do të sigurojë kualifikimin do të përballet më një prej treshes Teuta, Vllaznia apo me Laçin. E ndërsa na ndan edhe një orë nga fillimi i këtij derbi trajnerët Dritan Mehmeti dhe Bledar Devolli, i cili debuton sot në krye të stolit të Dinamos pas shkarkimit të Bledi Shkëmbit, kanë vendosur edhe formacionet se si do i zbresin skuadrat e tyre në fushë.supersport

FOTO GALERI
1/18

Top Channel