Një person i plagosur me armë zjarri është paraqitur këtë mesditë në spitalin e Lezhës, për të kërkuar ndihmë mjekësore.

30-vjeçari nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në Shënkoll rreth orës 15:15, ndërsa dyshohet se viktima i identifikuar si Amaros Deda ka qëlluar veten me armë.

Grupi hetimor ka nisur menjëherë nga puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:15, në rrethana ende të paqarta, dyshohet së është vetplagosur me armë zjarri shtetasi , A.D., banues në Shenkollë, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvrasja.

Top Channel