Zgjatja e procesit të Vetting-ut/ Manja: Instrumenti për të pastruar korrupsionin

10/02/2022 14:20

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë pro zgjatjes me dy vite të procesit të vetting-ut.

Sipas tij, ai është instrument i vetëm për të pastruar korrupsionin.

Vetting-u është instrument për të pastruar korrupsionin. Janë 71 subjekte rivlerësimi, ngelin edhe 300 subjekte për t’u rivlerërsuar. Është domosdoshmëri shtyrja me 2 vjet e afatit sepse mundëson mbarëvajtjen e procesit të vetting-ut! Me zgjatjen e afateve shmangim situatat e konfliktit të interesit”.

Sipas Manjës, vetting-u është vlerësuar nga mazhoranca si element kyç për sistemin e drejtësisë:

Kur filloi reforma në drejtësi, ne si mazhorancë e kemi pranuar si garant të këtij procesi. Jo vetëm 94 vota, por si u votua në mesnatën e 12 korrikut 2016, me 140 vota nga të gjithë kolegët e mi deputetë pa dallim krahu politik”, tha Manja.

Kuvendi pritet të votojë këtë të enjte shtyrjen e afateve për organet e vetting-ut, ndërkohë që Partia Demokratike deri më tani ka deklaruar se do të votojë pro vendimit.

Top Channel