Ndërtim pa leje në Spille, procedohen dy shtetas dhe dy punonjës të IMT-së

10/02/2022 20:00

Tre persona janë proceduar penalisht në Kavajë, mes tyre dy punonjës të IMT për shpërdorim detyre.

Policia procedoi penalisht shtetasin A.K., 52 vjeç, banues në Spille, Rrogozhinë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Në pranga u vu edhe B.T., 61 vjeç me detyrë kryeinspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Rrogozhinë, dhe F. B., 51 vjeç, me detyrë inspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Rrogozhinë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

:Shtetasi A. K., ka ndërtuar pa leje në objektin e tij në fshatin Spille, ndërsa shtetasit B. T., dhe F. D., kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer veprimet përkatëse për moslejimin e këtij ndërtimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel