Kualifikohet Laçi dhe Vllaznia/ Kupa e Shqipërisë. Kurbinasit fitojnë me penallti

10/02/2022 19:37

Asnjë surprizë nuk pati në dy ndeshjet e pasdites të vlefshme për çerekfinalet e kupës së Shqipërisë. Laci dhe Vllaznia u kualifikuan në gjysmëfinale.

Skuadra kurbinase kaloi turin vetëm përmes penalltive, pasi në sfidën e dyfishë më Egnatian barazoi dy herë, 1-1 dhe 0-0. Nga pika e bardhë futbollistët e Lacit u treguan më të saktë duke shënuar tre here, ndërsa ata të Egnatias dy herë.

Vllaznia fitoi 1-0 ndaj flamurtarit duke e çuar rezultatin e përgjithshëm të dy sfidave në 3-1, pasi kishte fituar ndeshjen e parë me shifrat 2-1. Vlonjatët u treguan më kërkues gjatë gjithë sfidës pasi duhet të përmbysnin humbjen e ndeshjes së pare.

Kapiteni i kuqezinjve, Andi Ribaj ishte protagonist duke krijuar dy raste të mira për të shënuar dhe goditi një herë dhe shtyllën.

Goli i shkodranëve u shënua në minutën e 70 nga Mustedanagiç.

Top Channel