Vettingu mund të vazhdojë edhe për 30 muaj më shumë pas disa ndryshimeve kushtetuese që  pritet të miratohen pas një marrëveshje mes socialisteve dhe demokratëve të drejtuar nga Basha.

Ndikimin absolut për dakordësimin mes palëve patën ndërkombëtaret të cilët  detyruan edhe socialistet të pranonin disa kërkesa të opozitës. Në shkëmbim të votës për Vettingun, PD e Bashës do të marrë ngritjen e dy komisioneve për reformën zgjedhore dhe atë territoriale si dhe zhbllokimin e punës së komisionit për incerenatorët.

Për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut duhen 94 vota, e me votat pro të konfirmuara nga PD e Bashës, qëndrimi kundër i LSI dhe Komisionit të Rithemelit të PD nuk pengon vijimin e procesit. Mirëpo para votimit, nuk kanë munguar debatet mes deputetëve.

 

 

Top Channel