Kryetari i PDK-së takon Nikollën: Forcojmë bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

10/02/2022 13:04

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri ka takuar sot Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zonjën Lindita Nikolla.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se me Kryetaren Nikolla kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë dhe për mundësinë e krijimit të platformave të përbashkëta të veprimit.

Partia Demokratike e Kosovës e konsideron prioritet shtetëror intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në të gjitha fushat, andaj do të vazhdoj të luaj rol qendror në këtë drejtim. Dy shtetet tona duhet të jenë bashkë e më të forta, në rrugën e integrimit euro-atlantik”, theksoi Kransiqi.

Top Channel