Dublantja e skenave të aksionit bie për vdekje me motoçikletë nga tarraca e qendrës tregtare (fotot)

10/02/2022 17:11

Një vajzë e re ka rënë për vdekje nga tarraca e një qendre tregtare teksa realizonte skena ekstreme rreziku me motoçikletën e saj.

Maribel Espitia nga Kalifornia, SHBA, u identifikua nga miqtë si dublante e performancave me motoçikletë. E reja vdiq nga aksidenti i rëndë që ndodhi në Los Angeles.

Policia tha se Espitia ose nuk kishte arritur të frenonte para përplasjes me murin në parkingun  Santa Clarita, ose kishte humbur kontrollin para aksidentit të tmerrshëm.

Punonjësit e tyre thanë se parkingu i qendrës tregtare njihej si një destinacion ku motoçiklistët performonin manovra të rrezikshme.

Dy djem e dy vajza po kryenin akrobaci me motoçikletat e tyre para vdekjes së Espitia, dhe dyshemeja e parkingut ishte e mbushur me shenjat e gomave të motoçikletave.

Sherifi vendas Dave Shoemaker tha: “Unë e di që shokët përpiqen t’i mësojnë hilet mes tyre, por e mira është të kryeni një kurs profesional.”

Espitia u trajtua në vend ngjarje por vdiq më vonë në spital. Autoritetet klasifikuan ngjarjen si një ” aksident tragjik”.

FOTO GALERI
1/3
Maribel Espitia u identifikua nga miqtë si dublante e performancave me motoçikletë

Top Channel