Meksikë, ushtria hyn në qytetin që me muaj është nën kontroll të kartelit Jalisco

10/02/2022 16:11

Ushtria ka hyrë në qytetin meksikan Aguililla, i cili prej muajsh është në duart e bandave të drogës.

Ministria meksikane e Mbrojtjes të martën deklaroi se ushtria dërgoi një autokolonë me qindra ushtarë dhe kamionë në qytetin Aguililla në Michoacano.

Në njoftim thuhet se ushtarët hynë në një bazë të vogël ushtarake në qytet duke thyer një bllokadë civile të verës së kaluar dhe tha se qeveria ka nisur një dialog për të marrë kontrollin e qytetit, ku bandat e drogës po luftojnë, dhe ka për qëllim të shpëtojë rajonin nga krimi i organizuar.

Aguililla është vend konflikti midis kartelit të gjeneratës së re Jalisco (CJNG) dhe bandës së Viagras.

Qeveria akuzon banorët e qytetit për mbështetjen e karteleve në një farë mënyre duke bllokuar bazën dhe duke demonstruar përleshje me ushtrinë.

Megjithatë, banorët në Aguililla akuzojnë ushtrinë meksikane se nuk ndërhyn kur bëhet fjalë për bandën e Viagras dhe se po lufton vetëm kartelin Jalisco.

Top Channel