Bashkëshortja modele e kapitenit të Gjermanisë, “e lumtur”që i mbijeton grabitjes brutale në Tailandë (fotot)

10/02/2022 15:58

Prezantuesja televizive Cathy Hummels, bashkëshorte e ish-kapitenit të kombetares se Gjermanisë, Mats Hummels, ka thënë së fundmi se është “mirënjohëse” që është gjallë, pasi i mbijetoi një grabitjeje brutale në një plazh të Tailandës.

34 vjeçarja që ka qenë e martuar me kampionin e botës në vitin 2015, ishte sulmuar pasi kishte mbaruar punën me spektaklin televiziv “Reality Stars” që po zhvillohet atje.

Modelja që është ndarë tashmë nga mbrojtësi i skuadrës së Borussia Dortmund, ishte goditur në kokë dhe ishte detyruar t’i jepte celularin e saj një prej grabitësve.

Cathy, e cila është nënë e një fëmije ishte duke xhiruar prej tre javësh në Phuket, kur momentet e fundit nxorri celularin për të bërë një foto.

Por papritur një burrë e goditi atë nga rpapa në kokë, duke e bërë të rrëzohej përtokë.

Ajo tha për të përditshmen gjermane Bild : “I thashë merrni ç’të doni vetëm më lini të jetoj”.

Grabitësit kishin marrë celularin e saj dhe ishin larguar, ndërsa Cathy u kthye në dhomën e saj të hotelit për të informuar policinë dhe të afërmit.

Po atë natë ajo ishte nisur me avion drejt Dubai ku është ende duke u rekuperuar nga dhimbja e kokës dhe një plagë rrëzimi në ije.

Ajo tha më tej: “Jem e lumtur që jam e gjallë, vetëm kjo më vjen në mendje. Nëse një burrë vjen nga prapa meje unë dridhem, trembem shumë. Mendërisht besoj se jam e fortë por nuk do ta harroj atë moment në plazh për gjithë jetën time”.

Modelja ka prezantuar më prë versionin gjerman të ‘reality show’ Love Island. Ajo u tha 665,000 ndjekësve  në Instagram se mendimi i saj ishte për të birin Ludwig.

Policia në Tailandë konfirmoi se një sulmues kishte goditur me grusht një viktimë nga Gjermania dhe ishte larguar me celularin e saj, në incidentin e ndodhur në plazhin Phang Nga.

Policia tha se kishte tentuar të lokalizonte celularin por thanë se nuk mundën pasi “aparati ishte i fikur”.

FOTO GALERI
1/8
Cathy thënë së fundmi se është “mirënjohëse” që është gjallë, pasi i mbijetoi një grabitjeje brutale në një plazh të Tailandës.

Top Channel