Policia tërheq nga flokët gruan e zhveshur në protestën kundër politikave të vaksinimit në Zelandën e Re (pamje të rënda)

10/02/2022 15:31

Skena të rënda u shpalosën sot në kryeqytetin e Zelandës së Re teksa protestuesit “e lirisë” u përleshën me policinë, ndërsa një grua e zhveshur shihej që tërhiqej prej flokësh për t’u arrestuar nga oficerët.

Gruaja tërhiqej nga flokët e shtrire pertoke para se të ndalohej gjatë protestës kundër politikave arbitrare të vaksinimit dhe kufizimeve, të kryeministres Jacinda Ardern.

Protestuesit kishin ardhur me qindra makina, kamionë e motoçikleta në karvane nga i gjithë vendi, që u bashkuan në dje në Wellington për protestën, të frymëzuar nga “Karvani i Lirisë” i kaministëve knadezë që ka paralizuar kryeqytetin Ottawa.

Trafiku thuajse ishte bllokuar në rrugët rreth parlamentit dhe në vendndodhje kyçe, para se protestuesit të dilnin në rrugë me flamurë e pankarta ku denoncohej vaksinimi i detyruar, ku kërkohej kthimi i lirive dhe ofendohej kryeministrja laburiste.

Mijëra njerëz u mblodhën më pas para parlamentit, disa duke ngritur tenda e duke u zotuar se do të qëndronin gjatë aty.

Kryeministrija Ardern tha se nuk kishte ndërmend të fliste me ta.

Policia neozelandeze kishte krijuar barrikada mes demonstruesve dhe ndërtesave të parlamentit, disa prej të cilave u thyen gjatë përplasjeve mes dy palëve.

Pamje të rënda nga skena tregonin njerëz që tentonin të kalonin barrikadat, disa prej të cileve arrestoheshin, duke përfshirë dhe gruan e zhveshur.

Policia tha se kishte arrestuar më shumë se 120 njerëz të akuzuar për hyrje në pronë të ndaluar.

Policët kishin veshje mbrojtëse por nuk kishin armë apo mburoja të rënda, dhe u përfshinë në përleshje trupore me protestuesit.

Banori i Wellington, Stu Main tha se protestuesit shqetësoheshin për zhdukjen graduale të të drejtave të tyre nga qeveria.

“Unë jam i vaksinuar por jam kundër detyrimit të njerëzve për t’u vaksinuar. Mendoj se është e neveritshme të detyrosh të vaksinohet dikë që nuk e dëshiron”, tha ai.

Zelanda e Re thotë se ka vaksinuar më shumë se 75 përqind të popullsisë dhe ka shpallur vaksinim të detyruar për profesione si policët, doktorët dhe ushtarët.

Dokumentii vaksinës kërkohet për të hyrë në restorante evente sportive e fetare, por jo në transportin publik, shkolla e shëndetësi, sipas britanikes Daily Mail.

Disa nga protestuesit në Wellington mbanin flamurë kanadezë, duke nderuar karvanin e kamionistëve atje që prej më se 10 ditësh ka bllokuar kryeqytetin Ottava.

Protesta e kamionistëve është përhapur edhe në France ku policia e Parisit ka ndaluar karvanet dhe ka paralajmërur me burg ata që marrin pjesë.

FOTO GALERI
1/9
Skena të rënda u shpalosën sot në kryeqytetin e Zelandës së Re

Top Channel