E hënë, 03 Tetor 2022
21:45
Bllokohet rrjedhja në NordStream, gati të rinisë furnizimi me gaz

Gazpromi rus njoftoi se rrjedhja në tre linjat e dëmtuara të tubacionit Nord Stream në Detin Balltik është ndaluar tashmë, dhe se furnizimi mund të rifillojë përmes linjës së vetme që ka mbetur e paprekur.

21:45
Prokurorët në gjyqin e grupit “Oath Keepers”: planifikuan rebelim të armatosur më 6 janar

Themeluesi i grupit ekstremist “Oath Keepers” dhe katër bashkëpunëtorë të tij planifikuan një “rebelim të armatosur” për të mos lejuar transferimin e pushtetit presidencial më 6 janar 2021, i thanë prokurorët të hënën jurisë në seancën e parë të çështjes më serioze gjyqësore në lidhje me sulmin ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara.

21:44
Kreu i kartelit kolumbian vesh uniformën e gardianit dhe del ‘i qetë’ nga burgu (fotot)

Një operacion i gjerë kërkimi ka nisur pas arratisjes së pabesueshme të kreut kolumbian të drogave Juan Castro, i cili kishte dalë pa zhurmë nga burgu i sigurisë së lartë La Picota në Bogota, i veshur me uniformë gardiani.

21:28
Gazetari merr ‘live’ mesazhin nga punonjësi i IT-së në Ministrinë e Brendshme: Sistemi MEMEX është thyer, nuk dimë çfarë është prekur

Sistemi MEMEX është thyer dhe ende nuk dimë se çfarë është prekur realisht.

21:26
Brazil, Bolsonaro rezulton më i fortë nga sa parashikonin sondazhet

Jair Bolsonaro i tejkaloi dukshëm pritshmëritë në zgjedhjet presidenciale të Brazilit, duke dëshmuar se vala e ekstremit të djathtë që e çoi atë në presidencë, mbetet e fortë.

21:23
A është thyer sistemi MEMEX? Ish-drejtori i policisë Hajdarmataj: Nëse po, është shumë e rëndë për policinë, mendoj se hakerat…

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj beson se hakerat iranianë kanë arritur të depërtojnë në Memex, Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Kriminal që mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. 

21:18
Takimi i ‘njohjeve të reja’ kthehet në grabitje të armatosur nga çifti kriminal në SHBA (fotot)

Një takim i njohjeve të reja rezultoi grackë pasi një burri iu grabitën rreth $3000 nga një çift i armatosur kur ai u paraqit në takim, njoftonte policia e Arizona në SHBA.

21:07
A do të kompensohen orët e humbura të mësimit në Kosovë?

Me një muaj vonesë, për shkak të grevës në institucionet publike arsimore, mbi 300.000 nxënës në Kosovë nisën më 3 tetor vitin e ri shkollor.

20:57
Pesë raste të reja me Covid 19 në vend

Pesë qytetarë janë konfirmuar pozitivë me Covid 19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

20:55
Kanadaja sanksionon shefat e sigurisë së Iranit

Për shkak të vdekjes së një gruaje të re që ishte në paraburgim, Kanadaja ka vendosur një rund të ri të sanksioneve ndaj disa zyrtarëve të lartë të sigurisë në Iran, duke i akuzuar ata për shkelje të të drejtave të njeriut.

20:45
Fiks Fare/ 1500 euro dhe 5 vjet në pritje, agjencia mashtron qytetarët për punë në Gjermani: Ambasada tallet me ju

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e një agjencie punësimi në Tiranë, e cila mban plot 5 vjet në pritje qytetarët për ti dërguar në Gjermani.

20:35
Steven Gerrard feston me bosin e drogës, vajza e trajnerit në lidhje me djalin e kriminelit

Trajneri i Aston Villa-s, Steven Gerrard ka “rrëmbyer” titujt kryesorë të medieve britanike, ndërsa i është publikuar një video duke festuar me bosin e drogës dhe mafies irlandeze, Liam Byrne.

20:30
Trupat ukrainase vazhdojnë kundërofensivën ndaj forcave ruse

Trupat ukrainase vazhduan të hënën kundërofensivën e tyre ndaj forcave ruse.

20:20
Fitoi Nobelin e mjekësisë, por mbetet pa fjalë: Prej tij, kuptojmë më mirë trurin tonë!

“Mbeti pa fjalë kur mësoi se ishte ai fituesi i Nobelit të sivjetshëm të Mjekësisë; ishte shumë i lumtur por më pyeti plot përulësi nëse mund t’ia tregonte dikujt, nëse mund t’ia tregonte gruas së tij dhe unë thashë se ishte në rregull”.

20:08
Bashkia e Tiranës nis kontrollin falas të shikimit për fëmijët në kopshtet publike

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e
Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, si dhe me Dr. Arta Çuni, ka ndërmarrë një projekt për identifikimin e problemeve të shikimit tek fëmijët e moshës 5-6 vjeç në kopshtet publike të Tiranës.

19:53
Rusi trafikant u kap në Durrës/ U fsheh në Shqipëri, Gjermania kërkon ekstradimin

Një tjetër rus përfundoi në paraburgim me vendim të gjykatës së Tiranës. Denis Borisov nuk akuzohet për çështje spiunazhi, por për trafikim kokaine.

19:47
Amnistia shtyhet pa afat/ Ministrja e financave: Nuk mund të them nëse nis zbatimin vitin e ardhshëm

Qeveria nuk ka ende gati një draft final për amnistinë fiskale, një nga nismat më të debatuara, për të cilën faktori ndërkombëtar nuk ka dhënë ende “Ok” për zbatimin e saj.

19:42
El Chapo: Krerët e vërtetë të trafikut ndërkombëtar të drogave janë politikanët e lartë (fotot)

Dikur mbreti i kokainës El Chapo, tashmë i mbajtur në një nga burgjet e sigurisë së lartë në SHBA, ka thënë se fundmi se kriminelët më të këqinj të trafikut ndërkombëtar të drogave janë “politikanët që e lejojnë të ndodhë”.

19:41
Votë për të rinjtë, problem i vjetër/ Reagojnë humbësit. Fajësojnë procesin, por jo Sali Berishën

Zgjedhjet e Forumit Rinor trazuan ujërat në selinë blu, pasi e vetmja strukturë që duhet të tregonte një faqe të re së PD-së së rithemeluar dëshmoi se asgjë nuk ka ndryshuar në raport me votën. 

19:39
Basha drejt rikthimit? Shfaqet në foto me grupin anti Berisha

Ikja e Lulzim Bashës la shumë pikëpyetje pas, më e madhja nëse dorëheqja e ish-kryetarit kishte apo jo biletë kthimi.

19:32
Alarmi i SHISH: Situatë shqetësuese/ Deputetët: Të dhënat u vodhën nga iranianët, rusët dhe serbët

Një muaj pasi u zgjodh  zëvendës drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror, Oljan Kanushi, në mungesë të drejtorit Helidon Bendos, iu desh të përballej me pyetjet e deputetëve të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, për sulmet kibernetike të Iranit.

19:22
Higuain vendos të “varë këpucët në gozhdë”, gati tërheqja në moshën 34-vjeçare

Gonzalo Higuain var këpucët në gozhdë. Sulmuesi argjentinas ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur pikërisht në fund të këtij sezoni të MLS-së amerikane, ku luan me skuadrën e Inter Miamit.

19:02
Partnerja e Coolio, nënë e dy fëmijëve të tij, thotë se e dinte për femrat e tjera: Nuk kishim sekrete, ai nuk donte funeral (fotot)

E dashura e vjetër e rreperit të njohur Coolio, ka folur në një intervistë me rrjetin DailyMail.com për dhimbjen e tronditjen e humbjes së parakohshme të babait të dy fëmijëve të saj.

18:57
Trupat ukrainase vazhdojnë kundërofensivën ndaj forcave ruse

Trupat ukrainase vazhduan të hënën kundërofensivën e tyre ndaj forcave ruse. Kievi dhe vëzhguesit e huaj kanë lënë të kuptohet se ka pasur përparime të reja në rajonin strategjik jugor të Khersonit, që Kremlini do ta aneksojë.

18:48
Ftesë në 5/ Bieta vendos pikat mbi “i”: Për herë të parë në Shqipëri, u përzu nga emisioni një i ftuar që theu etikën!

Pas jehonës që pati debati dhe përplasja verbale mes Olsi Jazexhi dhe Zhaklin Lekatari, Bieta Sulo bëri sot një deklaratë në nisje të emisionit.

18:44
Conte “djeg” Milanin dhe Romën për mbrojtësin 20-vjeçar, Tottenham ka gati 30 milionë euro

Tottenham në këtë sezon nën drejtimin e Antonio Contes është një skuadër dukshëm e përmirësuar dhe në fushë është shfaqur konkurruese, megjithatë për të bërë një hap më të madh, duket se ende ka nevojë për ndryshime në organikë.

18:40
Sulmi iranian, Rama këmbëngul: Hakerat nuk arritën qëllimin, nuk u mor asnjë e dhënë sensitive

Pas dy sulmeve kibernetike nga Irani, kryeministri Edi Rama këmbëngul që sulmi nuk e ka realizuar objektivin e tij në vjedhjen e të dhënave.

18:28
Nuk mund të mungonin/ Bora Zemani surprizohet nga fansat pak ditë para nisjes së spektaklit “Dancing with the Stars”

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

18:26
“Përbetoheshit për virgjërinë e Lulit”/ Rama ironizon PD-në për financimet ruse: Mos u nxitoni me deklarata se ka akoma

Kryeministri Edi Rama është i bindur se Partia Demokratike ka pranuar financime ruse dhe këtë fakt, thekson ai, Sali Berisha e di më së miri.

18:22
Zjarr në kodrat e fshatit Zvërnec, digjen ullinj dhe pemë frutore

Një zjarre ka rënë pasditen e kësaj të hëne në kodrat e fshatit Zvërnec, në afërsi të urës që lidh ishullin.

18:15
Vazo kineze e vlerësuar €2000, shitet për gati 8 milionë pas luftës së papritur të ofertave (fotot)

Një vazo porcelani e stilit kinez Tiankiuping raportohet se është shitur për rreth 4,000 herë më shumë se çmimi fillestar i ankandit, pasi disa blerës të mistershëm ishin të bindur se ishte një vepër e rrallë arti.

18:11
“Financimi i partive të përfshihet te reforma zgjedhore”, Balla: Saliu i përfshirë, Luli nuk flinte gjumë pa e pyetur!

Nisur nga raporti amerikane për financimet ruse te partitë politike, ku në Shqipëri përmendet PD, kreu I grupit parlament të PS, Taulant Balla tha sot në seancë plenare se cështja e financimit të partive duhet të përfshihet në reformën zgjedhore.

18:09
Basha takime me anëtarë të PD? Berisha: Transparencë për financimet ruse, i vetmi koment që kam

Në një prononcim për mediat në ambientet jashtë parlamentit Sali Berisha u pyet edhe për takimet e ish-kryetarit Basha me disa anëtarë të Partisë Demokratike.

18:02
Gruri i vjedhur ukrainas që furnizon makinën e luftës së Vladimir Putinit

Një hetim i kryer nga agjencia e lajmeve ‘Associated Press’ dhe programi i transmetuesit publik amerikan PBS, ‘Frontline’, ka dokumentuar një operacion të sofistikuar kontrabande, të drejtuar nga Rusia, që nëpërmjet faturash të falsifikuara e mashtrimesh, ka mundësuar vjedhjen e një sasie gruri ukrainas në vlerën e të paktën 530 milionë dollarëve.

18:01
Zgjedhjet lokale/ Berisha: Bashkëpunim me partitë e djathta, do dalim me kandidatë të përbashkët

Sali Berisha është i hapur për të bashkëpunuar me partitë e tjera opozitare, me qëllim për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.

18:00
Diferenca mes Haaland dhe Messit? E shpjegon Guardiola: Norvegjezit i duhet skuadra

Erling Haaland është duke marrë përdore Manchester Cityn në këtë fillim të sezonit teksa ka shënuar plot 17 gola në 11 ndeshjet e para me The Citizens në të gjitha kompeticionet.

17:48
Ndërtesa të reja pranë kullës Eiffel, Parisi anulon projektin pas peticionit të qytetarëve

Zyra e kryebashkiakut të Parisit ka braktisur planet për ndërtesa të reja rreth Kullës Eifel pas muajsh protestash nga ambientalistët dhe një peticion të nënshkruar nga gati 150,000 njerëz.

17:46
Berlini e Brukseli, sanksione ndaj Iranit/ Në Gjermani shpërthejnë protesta kundër regjimit iranian

Mijëra vetë kanë dalë në rrugë në Gjermani në shenjë solidarizimi me protestuesit që po ngrenë zërin prej ditësh ndaj vdekjes absurd të 22-vjecares Mahsa Amini, të cilën policia vendase e moralit e kishte arrestuar për shkak të “veshjes së saj jo-islamike”.

17:45
Heqja e fashës 800 kw/ Ministrja Balluku: Nuk e hoqëm nga presioni, por u ul konsumi! Ja ç’do ndodhë në nëntor

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se fasha prej 800 kw e hequr nga qeveria ka ardhur pas analizimit të situatës dhe uljes së konsumit, dhe jo nga presioni i opozitës.

17:30
Dëmtim i frikshëm/ Lojtari rrëshqet, përplaset me murin dhe bëhet për spital!

Lojtari i Chemie Leipzig, (klubi i Regionalliga Nordost në Gjermani) Japel pësoi një dëmtim të frikshëm në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Chemnitzer.

17:29
Elefantët e OJQ-së së Princit Harry, vrasin tre banorë vendas gjatë zhvendosjes në Malavi (fotot)

Rrjeti ‘African Parks’, kreu i të cilës është princi britanik Harry, është një nga tre organizata të botës së egër përgjegjese për transferime masive të kafshëve në xhunglën e Malavit.

17:27
Prej muajsh në luftë, jetesa e përditshme në Ukrainën e shkatërruar (Foto)

Prej muajsh Ukraina po përballet me sulmet shkatërruese të ushtrisë ruse, e cila ka përmbysur të gjithë jetën e vendasve.

17:10
SHBA-ja sanksionon kryeministrin e Bosnjë Hercegovinës

Kryeministri i Federatës të Bosnjë e Hercegovinës, Fadil Novalliç, dhe Sllobodan Stanoviç, biznesmen i lidhur me liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, janë personat e fundit që Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar.

17:08
Konfuzion në Bosnjë, dy kandidatët shpallin fitoren në zgjedhjet për president të Republikës Serbe

Bosnja u gjend e përfshirë nga konfuzioni të hënën ndërsa dy kandidatët rivalë serbë shpallën secili fitoren në zgjedhjet që duket se do t’i shtojnë më shumë pasiguri skenës politike në këtë vend. Votuesit shprehen skeptikë për pretendimin e fitores nga të dy kandidatët për postin e presidentit të Republikës Serbe të Bosnjës.

17:04
Ekspertët e OKB-së: Zvicra ka probleme “sistematike” me racizmin

Zvicra ka probleme sistematike me racizmin kundër personave me prejardhje afrikane, thuhet në një raport të prezantuar më 3 tetor nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara.

16:59
Inzaghi përfundon nën akuzën e Cassanos: Asllani i fortë, por luan i frikësuar prej trajnerit!

Rezultatet zhgënjyese në këtë fillim të sezonit për Interin që ka regjistruar katër humbje në tetë ndeshjet e para të Serisë A, bëjnë që trajneri Simone Inzaghi të përfundojë në bankën e të akuzuarve.

16:57
Pamjet e kafshëve të rralla albine në planetin tonë

Fotografët e botës së egër kanë kapur pamjet e kafshëve me pamje krejtësisht të veçanta që shumë pak mund të ketë rastin t’i shohë nga afër.

16:48
Presidenti i klubit merr përgjegjësinë për tragjedinë me 125 të vdekur në stadiumin indonezian (VIDEO)

Presidenti i skuadrës Arema FC, Gilang Widya Pramana tha se pranon fajin për tragjedinë e përgjakshme të stadiumit Kanjuruhan Stadium të shtunën në Java, kur bota e futbollit u shokua nga vdekja e 125 tifozëve, të shtypur teksa tentonin të dilnin prej trazirave.

16:41
5 miliardë euro për Ukrainën, BE nënshkruan paketën e ndihmës financiare

Bashkimi Evropian ka nënshkruar një paketë ndihme financiare për Ukrainën në vlerë prej pesë miliardë eurosh (4.88 miliardë dollarë), tha të hënën komisioneri i tregtisë së BE-së, Valdis Dombrovskis.

16:35
Bëhuni gati për 5 ndryshimet e reja që WhatsApp pritet të sjellë

Së fundmi drejtuesit e WhatsApp janë duke punuar për të sjellë 5 ndryshime të rëndësishme në aplikacion dhe këto tashmë janë në fazë testimi.

16:27
Rrjeti pornografik pyet Instagram përse Kim Kardashian mund të postojë imazhe të të pasmeve ndërsa ata jo (fotot)

Në një letër të hapur rrjeti pornografik Pornhub dënonte rrjetet sociale Instagram e Facebook për rregullat “e padrejta” që ndalojnë përmbajtjet “sugjestionuese” të aktoreve të filmave pornografikë, përkundër atyre te disa personazheve të famshëm që duket se nuk kanë asnjë problem për ta bërë.

16:27
Polonia kërkon 1.3 trilion dollarë nga Gjermania për Luftën e Dytë Botërore

Ministria e Jashtme e Polonisë ka nënshkruar një notë zyrtare për Gjermaninë më 3 tetor, duke i kërkuar pagesën prej 1.3 trilion dollarësh për dëmet e shkaktuara nga forcat pushtuese naziste gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

16:20
Efektet shkatërruese të uraganit në disa pjesë të Floridës

Numri i të vdekurve nga uragani Ian shkoi mbi 80 të dielën, ndërsa banorët e prekur nga stuhia në Floridë, Karolinën e Jugut dhe Karolinën e Veriut kanë filluar përpjekjet e rimëkëmbjes, që pritet të kushtojë disa dhjetëra miliarda dollarë, sipas përllogaritjeve.

16:18
Çekia u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Rusia

Republika Çeke ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët e saj për t’u larguar nga Rusia, pasi Moska shpalli mobilizimin ushtarak muajin e kaluar.

16:10
“Inflacionin e solli lufta”, Rama: Ja pse e shtymë aplikimin e fashës për energjinë. Kurseni, muajt në vijim më sfidues

Nga Kavaja ku dorëzoi apartamentet për familjet e prekura nga tërmeti kreu I qeverisë Edi Rama, përsëriti apelin për kursim të energjisë.

16:03
Çfarë ka ndodhur me Kanye West, shfaqet me shenja të kuqe në fytyrë gjatë Javës së Modës në Paris (Foto)

Së fundmi reperi i njohur Kanye West u shfaq me shenja të kuqe misterioze në fytyrën e tij teksa mbërriti në shfaqjen e Givenchy gjatë Javës së Modës në Paris.

16:00
Grevistët në Kosovë nuk marrin pagat, Kryeziu: Paga mujore është kompensim për punën

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se shërbyesve civilë, të cilët kanë qenë pjesë e grevës, u janë ekzekutuar pagat për muajin shtator, por kjo nuk ka ndodhur edhe për sindikalistët e arsimit.

15:57
Tepelenë/ Rrëzohet tek “Kanionet e Pesturës”, transportohet drejt spitalit 20-vjeçari amerikan

Një 20-vjeçar amerikan është rrëzuar këtë të hënë në fshatin Progonat të Tepelenës, kryesisht në vendin e quajtur “Kanionet e Pesturës”.

15:42
Tre gola kundër Man UTD, sulmuesi Erilng Haaland ka shënuar 17 gola në 11 ndeshje

Një jashtëtokësor! Po flasim për Erling Haaland, sulmuesi i momentit dhe i së ardhmes, me siguri.

15:34
Nuk i ulet taksa të pasurve/ Angli, vendimi i kryeministres së re shkaktoi debate të forta

Pa mbushur muajin në krye të qeverisë britanike, kryeministrja e re Liz Truss, ka bërë sot në mëngjes një kthesë 360 gradë në politikën e saj për uljen e taksës për të pasurit, çka duket se ka shkaktuar revoltë jo vetëm në radhët e deputetëve konservator të mbledhur në konferencën vjetore të partisë së tyre në Bimingam, por ka shkaktuar një krizë të madhe ekonomike, me pasoja dhe dëm financiar për ekonominë dhe britanikët e thjeshtë, njofton nga Londra korrespondenti i Top Channel, Arben Manaj.

15:33
Dy aktoret e Hollywood në sulmin ku iu thye krahu ‘paprazzi-t’ jashtë restorantit në Argjentinë (fotot)

CARA Delevingne dhe aktorja e Hollywood, Margot Robbie ishin dje protagoniste të një rrahjeje me grushte teksa dy shoqëruesit e tyre producenë të njohur, u arrestuan jashtë një restoranti në Argjentinë.

15:27
Më në fund nis shkolla në Kosovë/ Viti shkollor fillon një muaj me vonesë, mësuesit ndërpresin grevën

Nxënësit janë kthyer ne shkolla pas një muaji grevë.

15:16
Në Greqi shtrenjtohet nafta, qeveria greke hoqi subvencionet e saj

Grekët po shohin për herë të parë pas krizës energjitike rritjen më të madhe të çmimit të naftës së makinave. 

15:12
Pusteci të bëhet Prespë, kërkesa për emërtimin e ri nga minoriteti Maqedonas

Vendosja e emrit Prespë në vend të emrit aktual për Bashkinë Pustec është një prej kërkesave të adresuara për Reformën e re Territoriale nga përfaqësuesit e minoritetit Maqedonas.

15:08
“A po merrni direktiva nga Basha?”, Alibeaj pas mbledhjes së grupit: Një detyrim e kemi me demokratët…

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj pas mbledhjes së grupit mbështetës së tij theksoi se kanë një detyrim ndaj shqiptarëve, të largojnë Edi Ramën.

15:07
PD kërkon 94 bashki propozimi për reformën territoriale. Jo 12 qarqe por 6 ose 3 rajone

Ekspertët e opozitës në komisionin e posaçëm parlamentar të reformës administrativo-territoriale paraqitën raportin e tyre,  ku si kërkesë kryesore është ndryshimi numrit të qarqeve aktualisht 12.

15:06
Magjistratët e rinj marrin një këshillë nga ambasadorja amerikane Yuri Kim

Kur bëhet fjalë se kush janë ata që mund ta ndryshojnë për mirë Shqipërinë, amerikanët nuk kanë ndonjë dilemë.

15:06
Ish-drejtoresha e rrugëve në SPAK/ Sonila Qato merret në pyetje për tenderin e parë të aksit Kardhiq-Delvinë

Lupa e prokurorisë SPAK është drejtuar tanimë edhe tek investimet në rrugët nacionale, sikurse investimi në aksin nacional Kardhiq-Delvinë i kallëzuar për një seri shkeljesh nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

14:56
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Gjykata e Elbasanit dërgon për gjykim çështjen ndaj Arbër Paplekajt

Gjykata e Elbasanit vendosi dërgimin për gjykim të çështjes ndaj Arbër Paplekajt i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese të Pjerin Xhuvanit.

14:30
Udhëheqësi çeçen: Djemtë e mi do të shkojnë në Ukrainë për të luftuar

Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov ka thënë se tre djemtë e tij adoleshentë, të moshës 14, 15 dhe 16 së shpejti do të shkojnë në Ukrainë për të luftuar në vijën e frontit.

14:30
U shit me çmim rekord në ankand, ja sa kushtoi çanta e Hermes

Çanta është një aksesor, i cili nuk duhet t’ju mungojë asnjëherë. Së fundmi një çantë dore Hermes arriti një çmim rekord në një ankand të Sotheby’s.

14:26
Lituania shpall “non grata” diplomatin e lartë rus

Ministria e Punëve të Jashtme të Lituanisë e ka shpallur diplomatin rus Sergey Ryabokon “person non grata”. 

14:21
“Ten Hag, a je normal? Si lihet në stol një lojtar që ka fituar pesë Champions League?!”

Manchester United zhgënjeu tifozët me performancën në derbin ndaj kampionëve të Manchester City, sfidë në të cilën u poshtërua me rezultatin tenisitik 6-3!

14:15
Zgjedhjet e katërta në më pak se dy vite, partia GERB pritet të fitojë zgjedhjet në Bullgari

Partia bullgare e qendrës së djathtë, GERB, e ish-kryeministrit Boyko Borissov, pritet të fitojë zgjedhjet në Bullgari – të katërtat në më pak se dy vjet.

14:05
Shpërthimi rekord i gripit të shpendëve, 48 milionë zogj të asgjësuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE

Rreth 48 milionë zogj janë asgjësuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe BE gjatë vitit të fundit si rezultat i shpërthimit më të madh të gripit të shpendëve në histori.

14:00
VIDEO/ Vetëm 39 sekonda, lojtari i huazuar nga Chelsea shkakton penalltinë historike në Serie A

Lazio dominoi në ndeshjen e kampionatit ndaj Spezias me rezultatin 4-0 teksa bardhekaltërit e nisën ndeshjen duke fituarnjë penallti në sekondën e 39-të. Ishte lojtari i huazuar nga Chelseat, Ethan Ampadu ai i cili shkaktoi penalltinë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Ciro immobiles, kur ende nuk ishte mbushur një minutë lojë.

13:48
Hidhet shorti në Nion të Zvicrës, Vllaznia e vajzave në “Grupin e Ferrit” të UEFA Champions League

Vllaznia, Chelsea, Paris, Real Madrid është grupi A, i UEFA CHAMPIONS LEAGUE në futbollin për femra.

13:46
“Ulje e prodhimit të naftës me 1 milion fuçi në ditë”, OPEC+ kërkon rritjen e çmimit

 Grupi i shteteve  prodhuese të naftës të OPEC+ po planifikon të njoftojë një shkurtim historik në sasinë e prodhimit të naftës, me gati më shumë se një milion fuçi në ditë, në mënyrë që me shpresë t’i shtyjnë çmimet e naftës përsëri drejt numrave treshifrorë.

13:41
Modeli i ardhshëm i Mercedes E-Class shfaqet në publik për herë të parë (Video)

Gjenerata e ardhshme Mercedes-Benz E-Class është në fazat e tij më të fundit të zhvillimit pasi është parë duke u testuar në rrugë publike që nga dhjetori 2021.

13:36
Dhomat e Specializuara në Hagë dorëzojnë aktakuzën e ndryshuar ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se bazuar në vendimet e gjyqtarit të procedurës paraprake, të datës 22 korrik 2022 dhe 29 shtator 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

13:34
Forcat ukrainase çlirojnë fshatin në Donetsk, godasin objektivat ruse në shumë zona

Forcat ukrainase kanë çliruar fshatin Torske në rajonin e Donetsk dhe po i afrohen rimarrjes së Luhanskut.

13:30
Finlanda dhe Polonia ftojnë në takime ambasadorët rusë

Finlanda dhe Polonia thanë se kanë ftuar në takime ambasadorët rusë në vendet e tyre, për të dënuar përpjekjen e Rusisë për aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve ukrainase.

13:26
Tirana pret Evropianin e Taekwondo, Veliaj: Gati për të qenë Kryeqyteti Europian i Sportit. Sot kemi më shumë palestra dhe terrene sportive

Për gjashtë ditë me radhë Tirana priti Kampionatin Europian të Taekëondo’s Under 21 dhe Albanian Open B2, duke bërë bashkë mbi 1000 sportistë nga 35 shtete të Europës dhe nga 55 shtete të botës.

13:26
​Bëhuni aktiv, jetoni më gjatë

Stërvitja është sekreti i shëndetit të mirë. Studiuesit në Institutin Kombëtar të Kancerit dhe Institutin Kombëtar për Plakjen analizuan të dhënat për më shumë se 270,000 të rritur në SHBA në të 60-at dhe 70-at e tyre.

13:21
​Britania e Madhe tërhiqet nga plani i diskutueshëm për të ulur normën më të lartë të taksave

Qeveria britanike ka njoftuar se do të anulojë planet për të hequr normën më të lartë të tatimit mbi të ardhurat, pas një reagimi të madh ndaj “planit të saj të rritjes” të propozuar dhe një javë trazirash ekonomike.

13:16
Juventusi në merkato, bardhezinjtë synojnë një lojtar nga Premier League

Juventus synon të përforcojë organikën me një futbollist që garanton fantazi në fushë.

13:12
Shenjat e zodiakut që kanë aftësinë e jashtëzakonshme të ‘rriten’ pas çdo pengese

Këto shenja të zodiakut kanë një aftësi të jashtëzakonshme të rishikojnë vetveten dhe të rriten pas çdo pengese.

13:04
Nick Cannon sërish baba, vjen në jetë fëmija i tij i dhjetë

Së fundmi komediani amerikan, Nick Cannon ka njoftuar se ka mirëpritur fëmijën e tretë me ish-të dashurën Brittany Bell.

13:03
Erdogan ngre padi kundër politikanit gjerman

Zëvendëskryetari i partisë liberale e zëvendëspresident i Bundestagut, Wolfgang Kubicki e ka quajtur presidentin turk “mi të vogël kanali”. Erdogani u kundërpërgjigj me një padi. Politikani gjerman ka reaguar i qetë.

13:03
Mund të vizitohet me prenotim, vepra më e madhe e artit bashkëkohor në histori

Quhet City dhe është vepra më e madhe e artit bashkëkohor në histori.

13:01
Prurjet e shumta në liqenin e Komanit, i gjithë uji mbushet me mbeturina

Reshjet e ditëve të fundit dhe prurjet e shumta nga përrenjtë e lumenjtë, në liqenin e Komanit, jo vetëm kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e nivelit në hidrocentralin e dytë me të madh prodhues në vend por kanë sjelle edhe mbetje të shumta.

13:00
Suedezi Svante Paabo fiton Çmimin Nobel për Mjekësi

Shkencëtari suedez, Svante Paabo, ka fituar Çmimin Nobel për Mjekësi, për shkak të zbulimeve të lidhura me evolucionin njerëzor.

12:37
Protesta të dhunshme në Iran, policia përplaset me studentët në ditën e parë të universitetit

Policia iraniane u përball me studentët e një nga universiteteve më prestigjioze të vendit ditën e djeshme.

12:36
Tradita e të ngrënit me duar, çfarë fshihet pas saj

Të ngrënit është një proçes që angazhon shqisat por edhe trurin.

12:25
Rritja e pagave të policëve! Sindikata: 15 % nuk mjafton, nuk po zbatohet kontrata e re

Rreth 7 mijë policë të nivelit bazë do të përfitojnë rritje page 15%.

12:23
“Publikimi të dhënave, moment i rrezikshëm”, Berisha: Asnjë i ndaluar për sulmin kibernetik, drejtësia vegël e partisë shtet

Sali Berisha ka reaguar sërish sot lidhur me publikimin e të dhënave nga sistemet MEMEX dhe TIMS, pas sulmit të hakerave ndaj faqeve zyrtare qeveritare.

12:22
Xavi me 5 mungesa drejt Milanos, Inzaghi gati të konfirmojë Asllanin titullar

Barcelona do të udhëtojë drejt Milanos për t’u përballur me Interin në “San Siro”, në sfidën e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, teksa të dy skuadrat kanë nga 3 pikë dhe do të kërkojnë fitoren për t’u ngjitur të dytët.

12:15
Jeni në dietë dhe ju dhemb koka?! Kjo nuk ndodh se jeni të uritur…

Nëse jeni në dietë, duhet patjetër të jeni të kujdesshëm për mënyrën si ushqeheni, sepse ndodh shpesh që të shfaqen disa pasoja negative të cilat dëmtojnë shëndetin tuaj. Dhembjet e kokës gjatë dietës shfaqen nga shkaqe të ndryshme.

12:14
Veshi i mesit/ Shqetësimet pas Covid19 në aparatin e dëgjimit

Virusi i Covid 19 ka shtuar shqetësime si marramendje, humbjet e ekuilibrit zhurmë në vesh të shumë pacientë edhe pse mund te ketë kaluar kohë që nga sëmundja e shkaktuar nga Covid.

12:11
Bujqësia, 146 milionë euro! Programi IPARD III do financojë fermerët, bashkitë dhe shoqatat

Bujqësia shqiptare  po përgatitet për programin IPARD III, 146 mln euro është fondi që ka përcaktuar bashkimi europian dhe buxheti i shtetit kësaj herë për bujqësinë.