Pesë qytetarë janë konfirmuar pozitivë me Covid 19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

Nga 171 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar të infektuar 2 persona në Tiranë,  1 qytetar në Vlorë, një në Gjirokastër dhe një në Pogradec.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 432 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 5 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 40 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,123 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (3 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 40
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 171

Testime totale 1,982,902
Raste pozitive 331,144
Raste të shëruara 327,123
Raste Aktive 432
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 253
Elbasan 41
Fier 25
Vlorë 20
Lezhë 18
Durrës 17

Gjirokastër 17
Shkodër 14
Dibër 13
Korçë 6
Berat 6
Kukës 2

Top Channel