Rreth 7 mijë policë të nivelit bazë do të përfitojnë rritje page 15%.

Sipas sindikatës ky vendim duhet përshëndetur por nuk mjafton. Trajtimi financiar i punonjësve të policisë sipas gradave ka diferenca të mëdha.

Qeveria po shton në pagën e përmuajshme të punonjësve të policisë 8 mijë lekë, por sipas sindikatës prej muajsh policët nuk marrin dietat apo pagesat për largësi nga vendi I banimit.

Mbi 12 mijë punonjës të Policisë së Shtetit  prej korrikut  kanë një kontratë të re kolektive pune.  Një prej përfitimeve kryesore nga kjo kontratë është marrja e një vakti ushqim për punonjësit e policisë i cili deri më tani nuk është dhënë as si vakt dhe as si shtesë në pagë.

Top Channel