Conte “djeg” Milanin dhe Romën për mbrojtësin 20-vjeçar, Tottenham ka gati 30 milionë euro

03/10/2022 18:44

Tottenham në këtë sezon nën drejtimin e Antonio Contes është një skuadër dukshëm e përmirësuar dhe në fushë është shfaqur konkurruese, megjithatë për të bërë një hap më të madh, duket se ende ka nevojë për ndryshime në organikë.

Ndeshja e fundit ndaj Arsenal e vërtetoi më së miri diçka të tillë, sidomos kur vjen puna te reparti difensiv.

Pikërisht, një mbrojtës është objektivi i radhës në merkato për teknikun italian të Tottenham. I preferuari i anglezëve është lojtari i Bayer Leverkusen Piero Hincapie i datëlindjes 2002. Sipas Super Sport në këtë sezon, mbrojtësi është shndërruar në një titullar fiks të “aspirinave” duke koleksionuar deri më tani nëntë paraqitje me fanellën e skuadrës gjermane.

Për atë që konsiderohet si një nga talentët e mëdha të mbrojtjes, Tottenham është e gatshme të shpenzojë deri në 30 milionë euro. Një shumë e cila konsiderohet e mjaftueshme edhe për të mposhtur konkurrencën e klubeve italiane si Milan apo Roma që gjithashtu janë duke ndjekur nga afër zhvillimin e lojtarit ekuadorian.

Top Channel