Strakosha shpallet më i miri në Greqi, sonte përballë galaktikëve të Realit, a do të jetë në fushë…
Gerry Cardinale, duke u frymëzuar nga slogani i Donald Trump, kishte shkruar në kapelen e tij ‘Make Milan Great Again’(Të bëjmë Milanin sërish të madh). Dhe pronari i RedBird vendosi që të nisë gjithçka nga sponsori teknik i kuqezinjve.
Në fakt Milani në fund të sezonit 2027/28 do të mbyllë bashkëpunimin me kompaninë e veshjeve sportive Puma dhe pas 10 viteve do të kthehet te bashkëpunimi me Adidas si në vitet e shkëlqimit të tij.
Marrëveshja me sponsorin e ri teknik, do t’i sigurojë klubit milanez një shifër rekord; 500 milionë euro në 10 vjet. Një shifër marramendëse kjo për Serie A, që është më e lartë se ajo prej 40 milionë eurosh në vit që vetë Adidas do t’ia garantojë Juventusit në 10 vitet e ardhshme, por edhe se ajo e Nike pre 30 milionësh me Interin.
Është kjo marrëveshje diçka shumë e rëndësishme për arkat e Milanit që nga Puma përfitonte pak a shumë gjysmën e shifrës; deri në 2022 Puma garantonte vetëm 14 milionë euro për të kaluar në 30 milionë.
Për më tepër, logoja Adidas në fanellat kuqezi, rikthen kujtimet e triumfeve te të gjithë tifozët e Milanit; nga sukseset në vitet ’70 deri te Sacchi e Capello në vitet ’90 dhe Ligat e Kampioneve të fituara me Ancelottin në vitet 2000. Milani, për t’u kthyer të jetë sërish i madh do të nisë nga fanella.
Top Channel