U kap me doza kokaine gjatë kontrollit rutinor, 50-vjeçari shqiptar në Itali përfundon nga arresti shtëpiak në qeli Një tjetër rus përfundoi në paraburgim me vendim të gjykatës së Tiranës. Denis Borisov nuk akuzohet për çështje spiunazhi, por për trafikim kokaine.
Si i një kërkuar nga gjermania ku dhe ishte rezident, 28-vjeçari Borisov kishte zgjedhur zonën e Durrësit për të humbur gjurmët.
“Ai erdhi për biznes në Shqipëri për të bërë tatu dhe nuk kishte gjetur ende punë”, thotë avokatja Gëzime Buci.
Gjykata gjermane e konsideron 28-vjeçarin si kontaktin kryesor të një grupi trafikantësh të drejtuar nga Berkman dhe që brenda pak kohësh, shiti e shpërndau gati 66 kilogramë kokainë.
“Ai ofroi garanci pasurore por kërkesa nuk iu pranua”, thotë avokatja.
I dyshuari do të qëndrojë në qeli derisa gjermanët të sjellin kërkesën për esktradim.
Top Channel